minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Zjarret, ushtria zbret në terren. Ministria e Mbrojtjes: 200 efektivë të FA në luftë me flakët, ja vatrat më të rrezikshme - Struga.net

Zjarret, ushtria zbret në terren. Ministria e Mbrojtjes: 200 efektivë të FA në luftë me flakët, ja vatrat më të rrezikshme

0

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacine në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku informon se deri më tani janë 10 vatra aktive.

Me një njoftim për mediat bëhet me dije se vatrat e zjarrit janë nën monitorim dhe se nuk përbëjnë rrezik për qytetarët.

“Rreth 200 efektivë të Fiorcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri.

Deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.

Qëndra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre.

Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.

Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit.

Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.

Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara”, njofton Ministria e Mbrojtjes!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy