
Gjigandi i veshjeve sportive, Adidas, vendosi që të pezullojë shitjet e disa bluzave për Kupën e Botës në Brazil pasi autoritetet u ankuan se ato seksualizojnë shumë imazhin e vendit.
Sipas autoriteteve, bluzat inkurajojnë turizmin seksual.
Në një bluzë shkruhet: “Doni të shënoni?”, ndërkohë që në krah është një femër e veshur me bikini.
Në një tjetër lexohet “I love Brazil”, por zemra merr formën e të pasmeve të një femre.
Qeveria e Brazilit po bën shumë përpjekje për të zhdukur imazhin e vendit si një destinacion për turizëm seksual.
Kupa e Botës pritet që të tërheqë të paktën 600 mijë fansa.
Adidas është kompania e dytë më e madhe e veshjeve sportive dhe një nga sponsorët kryesorë të këtij aktiviteti.
…