minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT/ Bie kryqi i Papa Gjon Palit, vret 21- vjeçarin - Struga.net

FOTOT/ Bie kryqi i Papa Gjon Palit, vret 21- vjeçarin

0
1

Një 21- vjeçar gjeti vdekjen pasi u zu poshtë nga një kryq i ngritur për nder të Papa Gjon Palit II në veri të Italisë.

Sipas BBC, Marco Gusmini u vra në vend, kurse një tjetër u dërgua në spital.

Struktura e lartë 30 metra u rrëzua pak ditë përpara se Papa Gjon Pali të shpallet shenjt në një ceremoni që do organizohet të dielën.

Kryqi ishte ngritur për të përkujtuar vizitën e Papës në këtë zonë në vitin 1998.

Kryqi me statujën e Krishtit peshonte 600 kilogramë.

Të dielën do shpallet shenjt edhe Papa Gjoni XXIII.

Ky nuk është rasti i parë kur një kryq shkakton vdekje në Itali.

Në vitin 2004 një e moshuar u godit për vdekje nga një kryq në Sant’Onofrio.

3

4

5

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy