
Megjithëse ato janë dy gratë më të fuqishme në Europë, në takimin mes tyre ato mbajtën distancë.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel takoi Mbretëreshën e Anglisë, por u përpoq që të jetë jashtë hapësirës personale të saj.
Ajo u afrua pak sa i zgjati dorën, më pas të dyja ishin në distancë, duke buzëqeshur dhe pozuar për kamerat.
Ky takim ishte në kontrast me takimin e Merkel me kryeministrin britanik, David Cameron, i cili i dha asaj edhe një puthje në faqe.
Megjithatë, Merkel bëri një ngërdheshje pas kësaj.
…