
Një grua në Poloni, që ishte shfytyruar për shkak të një tumori gjigand në fytyrë, tashmë ka një fytyrë të re falë një operacioni.
26- vjeçarja Joanna iu nënshtrua transplantit të fytyrës pasi neurofibromatosis e kishte lënë atë me deformime në fytyrë.
Ajo nuk mund të fliste dhe as nuk mund të hante.
Gjatë një konference për shtyp, ajo falënderoi mjekët dhe familjen e personit që i dhuroi fytyrën.
“Tani kam vetulla më të bukura,” bëri shaka ajo.
Tumori nuk do i rikthehet më, për shkak se lëkura në fytyrën e re ka gjene të tjera.
…