minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT/ “Kjo është kupa ku piu Krishti për herë të fundit” - Struga.net

FOTOT/ “Kjo është kupa ku piu Krishti për herë të fundit”

0
1

Është një mister që daton prej shekujsh.

Bëhet fjalë për Gralin e Shenjtë, kupën ku thuhet se piu verë për herë të fundit Jezu Krishti.

Por dy historianë pretendojnë se tashmë ky mister është zgjidhur.

Grali i Shenjtë ndodhet në një muze në Spanjë.

Ajo kupë gjendet prej shekujsh aty, por tani pretendohet se ai është Grali i Shenjtë.

Margarita Torres dhe Jose Ortiza del Rio kanë publikuar edhe një libër për këtë çështje.

Sipas dokumenteve të publikuara prej tyre, të shkruara në arabisht, kupa u vodh nga Jeruzalemi nga myslimanët, që ia dhanë një komuniteti të krishterësh në Egjipt.

Disa shekuj më vonë, rreth vitit 1050 pas Krishtit, kupa iu dha si dhuratë mbretit Fernando I, për ta falenderuar për ndihmën që u kishte dhënë ai gjatë periudhës së zisë së bukës.

Kupa ishte e mbushur me dekorime, me ar nga brenda dhe me gurë të çmuar, pasi mbretërit egjiptianë donin të nderonin kështu Fernandon.

Kupa u ruajt në bazilikën e San Isidoros, ku mbeti deri në vitin 1950.

Më pas, ajo u ekspozua në vitin 1950 për publikun.

Torres thotë se ky është një zbulim shumë i rëndësishëm, pasi zgjidh një mister të madh.

 

3

4

5

6

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy