
Vajza, mbani shënim.
Kjo vajzë në Britaninë e Madhe ka vendosur që të braktisë kurorën e vajzës më të bukur në Cheltenham për të punuar në ndërtim.
Sophie Lydia Smith sapo është kurorëzuar Miss Cheltenham, por 23- vjeçarja thotë se ajo nuk është një mbretëreshë bukurie tipike.
Ajo thotë se gjithmonë ka ëndërruar që karriera e saj të jetë në fushën e ndërtimit.
Ajo tani është mbikëqyrëse në një projekt ndërtimi, por e merr edhe vetë çekiçin.
Smith shprehet se shpreson se historia e saj do të frymëzojë të tjera vajza që të ndjekin karrierën në ndërtim.
…