minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT/ “Na lini të martohemi, nuk e di se sa do të jetoj” - Struga.net

FOTOT/ “Na lini të martohemi, nuk e di se sa do të jetoj”

0
1

Ajo ishte 16 vjeç dhe ai 18, gati për të hyrë në universitet.

Por pavarësisht kundërshtimeve, britanikët Iona Lindley dhe Laurie Kesteven ishin të vendosur për të lidhur kurorë sa janë në kohë.

Arsyeja është sëmundja e saj.

Ajo vuan nga fibroza cistike, një sëmundje që i kërcënon jetën. Shumë nga ata që vuajnë nga një çrregullim i tillë gjenetik, nuk i mbushin 30 vjeç.

Ajo iu është lutur prindërve.

“Ne jemi të dashuruar. Nuk e di sa më duhet të jetoj dhe kurrë nuk e kisha menduar se do kem mundësinë që të martohem”.

Prindërit e tyre janë bindur dhe ajo më në fund lidhi martesën përpara 125 të ftuarve.

Më pas çifti shkoi në Greqi për muaj mjalti.

Kjo ishte hera e parë kur Iona dilte jashtë vendit pa prindërit dhe kishte nevojë për të marrë oksigjen me vete, në rast se do kishte probleme me frymëmarrjen.

Tani që po festojnë përvjetorin e parë të martesës, kanë vendosur që të rrëfejnë historinë e tyre për mediat.

Ai thotë se nuk ka qenë e lehtë, por shton se jeta duhet shijuar ashtu si të të vijë.

3

4

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy