
Ky është momenti kur një ushtri me krokodilë përballet më një turmë hipopotamësh.
Pamjet spektakolare janë fiksuar në Zambia nga Marc Mol.
Krokodilët e uritur janë gati për të shqyer një hipopotam të ngordhur, kur pranë tyre afrohet turma e hipopotamëve të tjerë.
Por nuk rezistojnë shumë dhe largohen.
Mol thotë se do ishte çmenduri po të qëndronin pasi aty ishin rreth 100 krokodilë.
…