
Këto pamje tregojnë një funeral epik në Afganistan.
Mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit zëvendëspresidentit Mohammad Qasim Fahim, që vdiq në moshën 57- vjeçare për shkak të një ataku kardiak.
Ai ishte një person me shumë ndikim në vend.
Mijëra njerëz u mblodhën në majë të një mali pranë Kabulit për të ndjekur funeralin.
Pas homazheve në pallatin presidencial, trupi i tij u transportua me një helikopter ushtarak në majë të malit, ku edhe u varros.
Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për vendin.
…