minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Gjermania miraton pagën minimale (gati sa Shqipëria e ka) - Struga.net

Gjermania miraton pagën minimale (gati sa Shqipëria e ka)

0
merkel

Nuk do harrohet për një kohë të gjatë krahasimi i Sali Berishës.

Një ditë të zymtë për ekonominë shqiptare, ai u tha qytetarëve se Shqipëria është pas Gjermanisë sa i përket ekonomisë.

Kjo u kthye në një batutë që do jehojë për shumë kohë.

Por sa për informacion, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka miratuar për herë të parë pagën minimale në vendin e saj.

Sipas BBC, kjo pagë do jetë 8.50 euro në orë ose 11.75 dollarë.

Për momentin, vendi është mes shtatë të tillëve në BE që nuk ka një nivel page minimale.

Gjermania është mbështetur gjithmonë tek sindikatat dhe grupet e biznesit për të fiksuar pagat.

Merkel e pranoi një ndryshim të tillë si pjesë e kërkesave të socialdemokratëve, me të cilët ndajnë pushtetin.

Ekonomistët thonë se pagat më të larta në ekonominë më të madhe në Gjermani do ndihmojnë njerëzit që të shpenzojnë më shumë dhe të stimulojnë ekonominë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy