
Gruaja e Michael Schumacher raportohet se ka shpenzuar mbi 16 milionë dollarë për të ngritur një suitë mjekësore brenda vilës së tyre, në mënyrë që bashkëshorti i saj të dalë nga spitali.
Edhe pse mjekët i kanë thënë Corinna Schumacher se i shoqi 45 vjeç mund të mos çohet kurrë nga gjendja e komës, ajo ka vendosur që të shpenzojë nga pasuria prej 800 milionë dollarë e familjes për të ngritur këtë mini- spital në shtëpinë luksoze në Liqenin Gjeneva në Zvicër.
Sot mbushen tre muaj që kur kampioni i Formula 1 goditi kokën dhe u vendos nga mjekët në koma të induktuar.
Corinna 45 vjeç ka deklaruar se ajo nuk do të dorëzohet kurrë në përpjekjet e saj për të mbajtur të shoqin në jetë.
…