minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Humor me korrupsion: Pse të paguaj, e bëri vetë qeveria - Struga.net

Humor me korrupsion: Pse të paguaj, e bëri vetë qeveria

0
corrptin

Dy lajme interesante vijnë të hënën.

Së pari, në Izrael ish- kryeministri Ehud Olmert është shpallur fajtor nën akuzën për ryshfet.

Olmert, që dha dorëheqje nga detyra në vitin 2008, akuzohej për atë që njihet edhe si “afera e vendit të shenjtë”.

Ai ka marrë ryshfet për të përshpejtuar një projekt të ndërtimeve luksoze në Jeruzalem.

Ish- lideri i partisë Kadima, 68 vjeç, ka mohuar çdo akuzë.

Më herët, ai është akuzuar për dy raste të tjera korrupsioni, por akuzat kanë rënë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma tha se ai nuk ka kërkuar që t’i bëhet një rikonstruksion vilës së tij.

Rikonstriksioni i rezidencës së tij ka kushtuar 23 milionë dollarë, por Zuma thotë se nuk ka qenë kërkesë e tij, por vetë qeveria ka dashur t’i bënte disa përmirësime, për të rritur sigurinë.

Edhe një pishin e rrit sigurinë, apo jo?

Megjithatë, korrespondentët thonë se kjo çështje do i kushtojë vota partisë së tij në zgjedhjet e 7 majit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy