
Një vajzë e vogël i dha Zonjës së Parë në Amerikë, Michelle Obama, CV-në e babait të saj, të cilin e kishte të papunë.
Sipas BBC, kjo ndodhi gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë në Ditën e Punës.
Charlotte Bell, 10 vjeç, i tha zonjës Obama se e kishte babanë pa punë prej disa vitesh.
Obama u tha fëmijëve të tjerë se vajza po bënte diçka për babanë e saj.
Ajo e mori CV-në dhe e përqafoi vajzën.
Nëna e vajzës u tha mediave se burri i saj ishte angazhuar me fushatën e Obamës në vitin 2012.
Familja e vajzës po bënte shaka në fundjavë duke thënë se mund t’i kërkonin Zonjës së Parë një vend pune, por nuk e dinin se vajza do përpiqej vetë.
…