minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ky po që është mik, revoltohet kur i shajnë presidentin - Struga.net

Ky po që është mik, revoltohet kur i shajnë presidentin

0
aktorja

Aktori i njohur, George Clooney, pati një sherr me mogulin e bixhozit në Las Vegas, Steve Wynn, pasi ai shau presidentin Barack Obama.

Raportohet se ata patën një sherr verbal dhe aktori e quajti multi- milionerin “vrimë b…”.

Aktori, fitues i dy çmimeve Oscar, ishte ftuar për darkë nga Wynn dhe gruaja e tij, Andrea Hissom, në restorantin luksoz Botero.

Por Wynn nisi të shajë presidentin Obama përsa i përket reformës shëndetësore.

Këtu aktori nuk mbajti më dhe e sulmoi Wynn.

“Ai e quajti presidentin “vrimë b…”. I thashë se presidentin e kam mik prej kohësh dhe ai më tha se miku yt është një “vrimë b…”. Atëherë unë i thashë që ti je “vrimë b…” dhe se nuk do rri në tavolinë me një gomar. Pastaj u largova. Natyrisht pati edhe të tjera fjalë që u përdorën prej nesh”, tha aktori.

Kurse biznesmeni tha: “Kur Clooney pi, e konsideron veten mik personal të presidentit. Me të është mirë të rrish kur është esëll. Kur nis të pijë, më mirë ikni sa është herët”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy