minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ndalohet reklama, nxiste lënien e shkollës për pushime - Struga.net

Ndalohet reklama, nxiste lënien e shkollës për pushime

0
parcs

Një reklamë televizive e resortit Center Parcs në Angli u ndalua pasi nxiste në mënyrë të papërgjegjshme prindërit që të shkonin për pushime me fëmijët, duke lënë shkollën.

Sipas BBC, resorti ofronte pushime në mes të javës për 279 sterlina për prindërit dhe fëmijët në moshë shkollore.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit vendosi që të ndalojë reklamën pas ankesave nga shikuesit.

Një zëdhënës i Centre Parcs tha se vendimi ishte shumë i ashpër.

Qeveria paraqiti një sërë masash të ashpra në shtator për të ndaluar pushimet në mes të javës.

Prindërit në Angli dhe Uelles kanë përgjegjësi ligjore për të siguruar që fëmijët e tyre ndjein shkollën.

Një studim i BBC zbuloi se numri i gjobave që u janë vendosur prindërve nga autoritetet lokale për këtë çështje është rritur me 70 përqind.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy