minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Sikur ta parandjente: I la unazën gruas kur hipi në avion - Struga.net

Sikur ta parandjente: I la unazën gruas kur hipi në avion

0
1

Një baba me dy fëmijë, që po bëhej gati për të hipur në avionin e zhdukur të linjës Malaysian Airlines, i la unazën dhe orën gruas së tij, në rast se diçka do të ndodhte.

Inxhinieri mekanik, Paul Weeks, 39 vjeç nga Australia, do shkonte në punë kur ia la unazën e orën gruas, Danica, që t’ia jepte dy djemve në rast se i ndodhte diçka.

Danica thotë se shpreson për ndonjë mrekulli, ndërkohë që pret për ndonjë lajm.

“Nëse më ndodh diçka, unaza e martesës do shkojë për djalin e parë që do martohet, kurse ora për të dytin,” i tha ai.

Çifti ka dy djem, njëri tre vjeç dhe tjetri 11 muajsh.

“Nuk i kam humbur shpresat. Do të doja që të hynte përmes asaj dere dhe ta përqafoja dhe njëherë. E shoh atë kudo në shtëpi,” thotë Danica.

Weeks ishte mes 227 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të stafit që hipën në avionin e zhdukur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy