
Ky është momenti i tmerrshëm kur dy grabitës të armatosur qëllojnë për vdekje babë e bir në një autobus të mbushur në Ekuador.
Grabitësit e armatosur u kishin bërë pritë atyre pasi e dinin se kishin dalë nga banka me rreth 15 mijë dollarë, që i kishin fituar nga shitja e një furgoni.
Jose Changoluisa, 63 vjeç dhe djali Fernando, 33 vjeç, vdiqën nga plagët e marra, ndërsa tentuan që të bëjnë rezistencë.
Babai mori tre plumba dhe djali gjashtë, përfshi katër plumba në kokë.
Policia ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me ngjarjen.
…