minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Zbulohet arsyeja: Ja pse policia s’heton korrupsionin - Struga.net

Zbulohet arsyeja: Ja pse policia s’heton korrupsionin

0
password

Policia në Indi nuk ka trajtuar me qindra dosje me ankesa për korrupsionin për një periudhë gati tetëvjeçare për shkak se nuk e dinin fjalëkalimin.

Sipas BBC, oficerët e policisë në Delhi nuk mund të operonin me një portal ku ishin më shumë se 600 ankesa për çështjet e korrupsionit.

Ankesat janë grumbulluar aty që prej vitit 2006.

Ankesat vinin nga një agjenci antikorrupsion në Indi, e quajtur Komisioni Qendror për Vigjilencën.

Dy oficerë të lartë policie janë duke u trajnuar tani për sistemin dhe mund të kenë akses në 667 dosjet e grumbulluara aty që kur u hap portali.

KQV mbledh ankesa kundër zyrtarëve të qeverisë dhe ia dërgon ato zyrtarëve të policisë për hetim të mëtejshëm.

Komisioni ka marrë në total 36 mijë ankesa deri më tani.

Megjithatë në Delhi ka ndodhur ky problem, të cilin policia e pranon se do e zgjidhë shpejt, pasi janë të përkushtuar për të hetuar korrupsionin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy