
Pas refuzimit të ofertës së Bashkimit Demokratik për Integrim për kandidat të përbashkët nga ana e partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, në opinion janë aktualizuar opsione të nxehta. Ndër to, siç bëri të ditur përmes një deklarate zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, është edhe mudësia për bojkot të përhershëm të zgjedhjeve presidenciale.Dy partitë qeveritare në Maqedoni, VMRO-DPMNE-ja maqedonase dhe BDI-ja shqiptare, nuk janë vërtetë të shqetësuara për çëshjen e Presidentit, ndërsa situata politike që ka kapluar vendin kohëve të fundit, është vetëm mekanizëm për tërheqje të votuesve për zgjedhjet eventuale parlamentare.Kështu e vlerësojnë… …