
Zgjedhjet e 13 prillit mund të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxisë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Synimi i BDI-së është që të mos majorizohen votat e shqiptarëve dhe presidenti të reflektojë vullnetin e dy komuniteteve.‘BDI ka vendosur të ndërpresë praktikën që në zgjedhje presidenciale të bëhet pazar me votat e shqiptarëve dhe ka vendosur se asnjë president në të ardhmen nuk do të jetë më legjitim nëse nuk ka vullnetin e shqiptarëve. Për zgjedhjet e ardhshme do të iniciojmë ndryshime të cilët do të sjellin deri tek zg… …