minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Berat Buzhala kundër konspiracionistëve të “virusit me çip”: Qysh është e mundur? - Struga.net

Berat Buzhala kundër konspiracionistëve të “virusit me çip”: Qysh është e mundur?

0

Nga Berat Buzhala

Qysh eshte e mundur?

– Nuk e din asnje gjuhe te huaj, qe te mos themi as gjuhen amtare, ama e din me perqindje absolute planin sekret te masoneve, te Bill Gates’it, qe e kane shpike kete virus, ne menyre qe me na vaksinu, qe pastaj permes çipave me i kontrollu mendjet dhe mendimet tona?

– E shkruan llome ne vend te dhome, didhi ne vend te dielli, …. ne vend te pyelli, ama e ka kristal te qarte krejt skemen fuqive e boterore, pse behen lufterat, kush kujt i shet arme, kush kend e ka aleat, kush kend do ta pushtoje, dhe fare ne fund, kush do te ngadhnjeje e kush do te humbe?

– Nuk din me e çele nje email, ama e din saktesisht qysh funksionon sekreti i armeve berthamore dhe menyra e aktivizimit dhe kontrollimit te tyre?

– Nuk e din tabelen e shumezimit, ama e din cka ka ndodhe deri ne detaje me udhetimin e njeriut te pare ne Hane.

Pergjigje e tij perfundimtare eshte: Nuk ka shku njeriu i pare ne Hane, krejt ka qene manipulim teknologjik. Niset prej vetes, deri vone nuk ka shku as deri te dajte vete.

Ku po i mesoni more kete sene? Ju me lexu nuk dini, e as me kuptu jo?

George Orwell ka thane: Injoranca eshte fuqi. Fatkeqesisht injoranca eshte shumica.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy