minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Bilushi i Metës shpall 10 personalitetet e vitit 2020 - Struga.net

Bilushi i Metës shpall 10 personalitetet e vitit 2020

0

Pas shumë anketash dhe dëgjesash popullore, Bilushi i Metës shpalli 10 personalitetet e vitit 2020 në Shqipëri.

1.Sali Berisha në kontributin e tij historik që ka luajtur në Marrëveshjen e Detit me Greqinë me qëllim që të parandalojë Edi Ramën, të fitojë në Gjykatën Ndërkombëtare më shumë det se sa nga Marrëveshja e tij me grekët më 2009. Kjo ka rendësi jetike për Shqipërinë, pasi në rast se ajo Marrëveshje prishet, ai duhet të kthejë lekët, në kushtet kur opozita është në vështirësi të mëdha financiare.

2.Monika Kryemadhi për betejën e saj ilegale kundër COVID 19 larg syve të njerëzve për të ruajtur moralin e lartë luftarak tek LSI.

3.Tit Vasili për parashikimet e tij kobzeza për pandeminë falë të cilave tani situata duket mirë ngaqë nuk jemi në atë gjendje që ai na paralajmëroi.

4.Kaç Islami për artikullin e tij që diskreditonte Drejtoreshën për Ballkanin në BE, zonjën Calavera si seksere e Edi Ramës pranë Komisionit të Venecias. Ky është burri i parë në historinë e Shqipërisë që e ka detyruar Sali Berishën të kërkojë falje, duke e futur në kurth.

5.Sonila Meço për kontributin e saj mediatiko- melankolik në popullarizimin e çështjes së Beketit dhe gjyqeve të tij ndaj shtetit shqiptar. Falë saj shqiptarët po kthjellohen se lekët e tyre po shkojnë tek Beketi.

6.Moderatores së njohur “Zonja Eni” për aftësinë e saj të rrallë, që të pyesë të ftuarin për t’u sqaruar vetë dhe për emocionet e sinqerta që shpreh kur nuk kupton gjë.

7.Gazetarin Gjekmarkaj për aftësinë e tij të rrallë që ka për të qenë i ndershëm si Meta, luftarak si Luli dhe i urtë si Doktori.

8.Stresin si udhëheqës të lëvizjes së re opozitare që do të shpërthejë pas 25 Prillit nëse Basha nuk fiton prap zgjedhjet.

9.Fatmir Mediun për etjen e tij për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, që po frymëzon shoqërinë shqiptare të shkojë drejt ndryshimit.

10.Zeni.tv si një medie që po lufton korrupsionin, krimin e organizuar dhe po promovon figura intelektuale që i kanë munguar Shqipërisë si Qim Peka.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy