minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Bilushi i Metës shpjegon deklaratën e Metës për detin me Greqinë - Struga.net

Bilushi i Metës shpjegon deklaratën e Metës për detin me Greqinë

0

Pas deklaartës së Metës se ai ka kërkuar informacion nga Qeveria për negociatat me Greqinë për kufirin detar, por nuk ka pasur, Bilushi i Metës ju përgjigj interesimit të gazetarëve, se ku qëndrojnë dyshimet e Metës për këtë çështje:

“Të dashur gazetarë!

Deklarata e presidentit është vazhdim i shqetësimit të tij të hershëm për këtë çështje.

Deri në fund të vitit 2018, ai kërkoi emrat për ekipin negociator, por Edi Rama nuk ja çoi.

Meta kishte dyshimet e veta se Rama nuk donte të vendoste kryetar të grupit negociator Ditmir Bushatin, se ai rrjedh nga një familje e madhe e cila ka luftuar kundër Greqisë.

Mustafa Pashë Bushatlliu ka luftuar kundër Greqisë gjatë revolucionit grek.

E vërteta është se grekët e fituan pavarësinë dhe ushtria e Mustafa Pashë Bushatlliut u shkërmoq.

Mustafa Pashë Bushatlliu u mund nga Marko Boçari më 24 gusht 1823 pranë qytetit të Karpenisit.

Mustafa Pashë Bushatlliu u tërhoq me turp, dhe gjithë jetën i ngeli peng që një qytet me emër qesharak erotic, u bë simbol i humbjes së tij.

Edi Rama është nxitur nga Erdogani të mos e çojë emrin e Ditmir Bushatit, pasi Erdogani duke qenë adhurues i Perandorisë Osmane, i ka thënë Edi Ramës se këta Bushatllinjtë munden gjithmonë nga grekët dhe do turpërohemi para historisë.

Nisur nga këto dyshime të besueshme, Meta këmbëngulte që Rama t’i çonte emrin, por ai nuk ja çonte.

Pastaj erdhi kjo situatë që Rama me Micotaqisin vendosën ta çojnë në Gjykatë Ndërkombëtare, pa pyetur presidentin.

Këtu është pazari. Siç e ka thënë dhe Kaç Islami, Edi Rama është ziliqar, pasi mendon që Doktori dhe Meta kanë marrë lekë kur kanë bërë marrëveshjen e parë për detin më 2009 dhe e prishi atë marrëveshje që ta shiste vetë detin dhe të merrte ai lekët.

Por ne nuk do ta lëmë me kaq.

Ne do shkojmë pranë Gjykatës Ndërkombëtare dhe të mbrojmë versionin tonë të parë të marrëveshjes.

Vetëm ajo marrëveshje vë në vend nderin e Doktorit dhe Ilir Metës, dhe e lë Ramën me duar bosh.

Ajo do jetë fitorja përfundimtare e Shqipërisë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy