minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Bilushi i Metës sqaron pse Meta nuk plotëson Gjykatën Kushtetuese - Struga.net

Bilushi i Metës sqaron pse Meta nuk plotëson Gjykatën Kushtetuese

0

Pas këmbnguljes së ambasadores amerikane që Presidenti Meta të plotësoj vendin e fundit vakant për Gjykatë Kushtetuese para vitit të ri, Bilushi i Metës bëri një koment për gazetarët përse kjo gjë është e rrezikshme.

Të dashur gazetarë!

Këmbngulja e ambasadores amerikane për të plotësuar urgjent Gjykatën Kushtetuese është një sinjal i keq për vendin tonë, të cilin duhet ta peshojmë me gjakftohtësi.

Për këtë na vlen shembulli i Kosovës. Shikoni se cfarë bën amerikanët aty. Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese e lanë vendin pa President, pa kryeminisitër, pa kryetar Kuvendi, pa kryetar SHISH.

Pse ndodhi kjo? Për interesa të tyre.

Në Shqipëri situata është e kundërt. Ne kemi President, kemi kryeministër, kemi kryetar Kuvendi. Nuk kemi vetëm Gjykatë Kushtetuese. Por kjo nuk ka penguar për katër vite të ecim përpara.

Për këtë arsye duke krahasuar dy modelet atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës, Presidenti mendon se modeli i Shqipërisë është më i miri. Populli ka nevojë për president për kryeministër dhe kryetar kuvendi, nuk ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese. Ajo është luks për institucionet. Nuk themi të mos egzistoj, por jo të rrezikoj institucionet e tjera si në Kosovë.

Prandaj në këto kushte Presidenti ka vendosur të mos nxitohet.. Ai duhet të sigurohet që anëtari i shtatë i siguron atij autoritetin në Gjykatë. Ndryshe pastaj ndodh si në Kosovë dhe gjykatën e komandojnë ambasadat. Kjo nuk do lejohet kurrë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy