minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Braçe: Po Lylzim Basha a është i pastër?! Mos i fusni pipën në gojë për alkol, por gjykoni vrasjet me 21 janar, aferën e Rrugës së Kombit dhe shitjen e “detit” - Struga.net

Braçe: Po Lylzim Basha a është i pastër?! Mos i fusni pipën në gojë për alkol, por gjykoni vrasjet me 21 janar, aferën e Rrugës së Kombit dhe shitjen e “detit”

0

Nga Erjon Braçe

Po Lylzim Basha a është i pastër?!

Mos i fusni pipën në gojë për alkol, por gjykoni “veprat” e tij!

Dy faqe te nje gazete te madhe sot,

i kushtoheshin punes se palodhur te Komisionit perzgjedhes e ndryshues, qe po gjykon kandidatet per deputet ne PD!

Ok! Kaq buje duhet e po ja japin!

Tani, nje pyetje kam une;

Po Lylzim Basha a është i pastër per kete komision?

Te jesh minister i Brendshem dhe,

gardistet e tu te pushkatojne pa gjyq

4 qytetare te pafaj, te paarmatosur e aspak te dhunshem, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te jesh minister i Transportit,

te kontrollohesh nga KLSH, te paditesh prej tij, te hetohesh nga prokuroria e te refuzosh gjykimin per nje akuze publike me procedure, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te jesh minister i Jashtem dhe te nenshkruash nje marreveshje qe rrezohet si antikushtetuese nga gjykata me e larte ne vend e me dem mbi interesat kombetare, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te te “mbysin” me kerkese llogarie per shtimin e paargumentuar te pasurise fiks ne kohe krize e te heshtesh,

eshte standard i pranuar apo ky KOMISION do bej hetim per kete pasuri?

Degjoni;

Nuk ka udheheqes partie e per me shume kandidat per kryeminister kund ne Europe me kete standard te sjelljes e veprimit kur ka qene ne pushtet.

Te tillet nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi!

Ndaj boll me kete KOMISIONIN!

Ceshtjet e renda ne PD jane keto me siper, jo sasia e alkoolit te konsumuar nga kandidati.

Per kete mjafton nje pipe ne goje,

jo nje KOMISION me personalitete kaq te larta!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy