minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet? - Struga.net

Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?

0

Mentor Kikia

Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të korruptuarit dhe të këqijtë nga zyrat e shtetit. Por kjo nuk është e mundur të bëhet ashtu, si me magji.

Megjithatë, ajo që do të bëja me siguri, është që nuk do të vidhja vetë asnjë kacidhe, dhe pastaj do ti “bija” duarve pa frikë dhe me forcë, gjithkujt që do ti zgjaste ato në mall të shtetit.

Por ajo të cilës do tia kushtoja energjitë më të mëdha do të ishte sistemi arsimor.

Ajo që do të bëja në mënyrën më serioze, do të ishte ndërtimi i një sistemi me themele të shëndosha edukimi dhe arsimimi.

Do ti rrisja dinjitetin mësuesit dhe shkollës, që prej saj të dilnin njerëz jo vetëm të zotë, por mbi të gjitha të edukuar, si qytetarë dhe atdhetarë. Për tu bërë njerëz që nuk kanë asnjë drojë të thonë me zë të lartë se e duan vendin e tyre.

Do të “ngrija në këmbë” të tërë mekinerinë shtetërore, e do ti jepja fund shëmtisë së ndotjes së mjedisit me plehra nëpër këmbë, nga maja e malit në fund të detit.

E di që kjo është vetëm një ëndërr.

Edhe pse nuk kam gjë në dorë, unë mendoj se gjithkush duhet të mendojë sikur e ka pushtetin e tij dhe duhet ta ushtrojë atë, duke vepruar vetë si qytetar e atdhetar, e duke ngritur zërin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy