minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Edhe Karmina, thirrje shqiptarëve të Malit të Zi - Struga.net

Edhe Karmina, thirrje shqiptarëve të Malit të Zi

0

Pasi u bë modë që përveç politikanëve, edhe njerëz të njohur të sportit e shou biz-it po u bëjnë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi për votimet e së dielës, Karmina vendosi të marrë dhe ajo iniciativën për t’u bërë thirrje se si të votojnë:

“Të dashur fansat e mi në Mal të Zi!

Unë nuk para merrem me politikë, por siç ka thënë Merlin Monro: “Mos u merr përditë me politikë, por kur të merresh me politikë, njerëzit duhet të kthejnë kokën nga ty, siç kthejnë kokën meshkujt kur parakalon një femër e bukur”.

Në këtë aspekt desha t’u them se ju duhet të votoni të dielën për kë të keni dëshirë.

Disa u thonë votoni listën shqiptare, disa u thonë votoni Gjukanoviçin, kurse unë mendoj që duhet të votoni kë ju do zemra.

Ndiqni zemrën tuaj kur votoni.

Unë për vete kështu kam bërë në jetë dhe më ka dalë mirë.

Po të mos ndiqja zemrën, por opinionet e të tjerëve, nuk do isha këtu ku jam sot.

Kur e kam njohur Zenin më 2008, të gjithë i thoshin vrasës, se i kishte shpërthyer një depo armësh e ishin vrarë 26 fshatarë.

Unë i shpërfilla ata dhe ndoqa zemrën .

Vetëm kjo bëri të jem këtu ku jam.

Ndaj dhe ju sot nuk duhet të dëgjoni kë duan të tjerët, por kë doni ju.

Në këtë botë nuk ka serbë, malazezë apo shqiptarë të këqinj, por njerëz të mirë e njerëz të këqinj.

Ndaj mos u gënjeni prej tyre.

Unë kam mbresa shumë të mira nga Mal i Zi.

Kur kam qenë në Budva disa vite më pare, kam gjetur një mace dhe e kam adoptuar, pasi zëvendësova macen që më ka vjedhur në Tiranë, paraardhësja ime.

Ajo është një mace shumë e dashur, shumë miqësore, edhe pse është mace malazeze.

Kjo më ka bindur se duhet të ngrihemi mbi racat dhe kufijtë dhe duhet të duam më të mirën.

Suksese në zgjedhje!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy