minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ish deputeti i PD: Komisioni i komiteteve të rinisë të PPSH, varrmihës i qëndrestarëve blu. Nishani merr në ‘nishan’ Bashën - Struga.net

Ish deputeti i PD: Komisioni i komiteteve të rinisë të PPSH, varrmihës i qëndrestarëve blu. Nishani merr në ‘nishan’ Bashën

0

Nga Azgan Haklaj

Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët e m- l dhe i rritur në prehërin e Nexhmie Hoxhës, Besniku “ynë”, mesuesi i luhatur dhe zonja anonime nuk mund as të fshijnë, as të mbulojnë me pluhërin e harresën memorien historike të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Rasputini Besnik Mustafaj riciklon grupin e Gafurr Mazrekut në PD -në e Tropojës .

Qëllimi final i këtij komisioni, kurbanizimi i Kryetarit të Partisë Demokratike z Lulzim Basha

Është koha t’u tregojmë demokratëve shqiptarë se kush janë masono-sorosianët apo kolona e pestë e PD që skualifikoj nga gara qëndrestarët e PD, menjanoj përfundimisht shtresën e të përsekutuarve dhe përndjekurve politikë dhe se me përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë të farë e fisit të tyre, me lidhje të ngushta korruptive dhe me lidhje historike me fashizmin dhe komunizmin shpresojnë se e varrosën historinë e qëndresën e demokratëve shqiptarë në arkivolët e dërrasave të arrës dhe i rrulosën nga ansambli i arsidëve të nëntokës.

Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë antikomuniste në historinë e parlamentarizmit shqiptar, ajo që shëmbi muret ndarëse mes shqiptarëve, realizoj ëndrrën e rilindasve e të popullit tonë për liri, demokraci e shtet të së drejtës, sipas modelit europiano- perëndimor ballafaqohet sot në një betejë politike për jetë a vdekje me pushtetin banditesk e juntën e rilindjes dhe me një kryeministër, i cili me tepër se shef i kabinetit qeveritar të një vendi europian, anëtar i Natos e aspirant për në BE, ngjason me një kryeministër të xhunglave të Afrikës, të vendeve neodiktatoriale dhe regjimeve hibride ushtarako – civile, ku kushtetuta dhe ligji janë kthyer në relike e përdoren për të mashtruar publikun, ashtu si maskat apo kostumet e kllounëve të cirkut.

Përballë Sulltanit mafioz e narkotrafikant dhe kalifatit të tij të oligarkëve, kakistokratëve, plutokratëve është opozita e bashkuar me pushtet moral e legjitim të deleguar nga qindramijëra qytetarë shqiptarë, të cilët në emër të kauzës së tyre për liri e demokraci kanë të drejtën morale, kushtetuese e hyjnore të vendosin për fatet e vendit të tyre, për të sotmen e të nesërmen e Atdheut.

Një forcë serioze politike si PD- ja, me merita historike në rrëzimin e diktaturës, institucionalizimin e pluralizmit politik, konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës, progresin ekonomik e integrimin e vendit në organizmat më të rendësishëm Euroatlantik e kërkon pushtetin jo për ta kapur shtetin e institucionet e tij e për të qeverisur me bandat e krimit e kapot e oligarkisë.

PD dhe opozita e bashkuar kërkon të vijë në pushtet për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve të lirë dhe për të jetësuar reformat e mëdha, të cilat do të bëjnë të mundur daljen nga kriza e thellë politike, ekonomike e sociale dhe integrimin e Shqipërisë në BE, si hap i fundit e vendimtar i shkëputjes së saj nga tranzicioni i gjatë politik i Europës post komuniste.

Partitë i kanë ndezur motorët e fushatës e po u bien fort kambanave në Tiranë e në qarqet e tjera të vendit.

E ndërkaq në PD, në selinë e saj u mbledh disa ditë një “Keshill Kardinalësh”, misioni i të cilëve nuk ishte aspak i ngjashëm me atë të krerëve të Kishës Katolike, të cilët zgjedhin me votë të drejtëpërdrejtë e të fshehtë pasardhësit e Shen Pjetrit.

Këshilli masono- sorosian i të “urtëve” apo “baballarëve blu” të cilët trumbetuan me të madhe se e këputën nyjën gordiane, e gjetën Fillin e Arianës dhe doli tymi i bardhë, në fakt kjo kolonë e pestë brenda PD-së kryqëzoj qëndrestarët e mbrojtjes së saj e demokracisë, largoj të perndjekurit politikë si palca e së djathtës, të cilët i ftoj publikisht të reagojnë e të mos heshtin më.

Gijotina e gestapos së këtij komisioni të shëmtuar ndau gjymtyrët e Partisë Demokratike dhe korelacionin e frontit e opozitës së bashkuar.

Ky këshilli groteks u përpoq të varrosë një herë e përgjithmonë memorien historike, për ta patur më të lehtë kurbanizimin e Kryetarit të PD z Lulzim Basha, pasi të ia kenë hequr bazën mbështetëse, por edhe mbeshtetjen e aleatëve duke shkatërruar frontin opozitarë.

E ky veprim është shërbimi me i mirë që po i bëjnë Edi Ramës për ta penguar ardhjen e Bashes si kryeminister, e per ta mbajtur në pushtet Sulltanin duke ia mundësuar daljen si forcë e parë Partisë Socialiste të vetme, e për ta detyruar PD- në të shkojë në qeverisje me Ramën, apo për ta lënë PD -në në opozitë përsëri dhe për ta bërë përgjegjës Bashën.

Pra shihet qartë që me këtë kibernetikë adekuate hartuar në katakombet e armiqëve të demokracisë në të dy rastet ata synojnë marrjen e PD-së pas zgjedhjeve, pas gjygjit të planifikuar nga ky inkuizicion politik të përgatitur që tani për Kryetarin Lulzim Basha, e për ta djegur si heretik, si Xhordano Brunon, për të ja faturuar përgjithmonë përgjegjësinë.

Kryetari i tyre Sheh Ul Islami që ende sot ka idhull Enver Hoxhën dhe flen bashkë me bustin e tij Bujar Nishani, dikur një nga komandantët e jeniçerëve të partisë- shtet të diktaturës, ish petagog i Shkollës së Bashkuar, kur e pa se diktatura mori tatpjetën e busti i Enver Hoxhës u tërhoq zvarrë në Sheshin Skenderbej, ashtu si minjtë e galerive që e ndiejnë të parët termetin e braktisi me shpejtësi llogoren e diktaturës e shoqatën e vullnetarëve të Enverit dhe falangat e kolonës së pestë i hapën rrugën për ta strehuar në Shtëpinë e Lirisë dhe për ta përdorur në momentin e duhur.

E këtu si në ëndrrën arabe të qilimit fluturues Nishani apo Balusha siç e ka në origjinal mbiemrin na u gradua ministër disa herë, madje president, në sajë të zotësisë së padronëve të tij, për ta përdorur si as nën mangë për qëllimet e tyre të pista politike, në dëm të interesave të Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve të rajonit.

Lidhjet e tij të dyshimta me biznesmenë të mëdhenj të njohur si kumbarë të mafies ndërkombëtare dha UDB- së janë ana tjetër e medalies dhe e karrierës politike të njeriut, i cili ëndërron që me kolonën e pestë të rrezojë Kryetarin Basha e të marrë në dorë fatet e Partisë Demokratike.

Për të vënë në jetë këtë plan djallëzor masonerie Nishani, Besniku, nipi i bolshevizmit dhe marksizëm leninizmit, djali i Nexhmies dhe sivëllau i famëkeqit Luan Pobrati, babai i kazinove e frishopeve, trafikanti që shiti Kosovën, Ruli i dërrasave të arrës, i Arsidit, trafikanti i marlborës e uzos, mamuthi i korrupsionit, përsonofikimi i konçesioneve energjetike nepotike, mësuesi i luhatur e znj anonime, eleminuan nga gara qëndrestarët e Partisë Demokratike, të perndjekurit politikë, të gjithë ata ish deputetë e figura të cilat kanë qenë shpirti i qëndresës së saj në momentet me të vështira që ajo ka kaluar.

Njëri prej tyre isha dhe unë.

Nuk është vendi aspak e as qëllimi im për t’i thënë Nishanit si e rrëzuat kanditaturën time që e kërkojnë në vijimësi, për të disatën herë demokratët e Tropojës.

Jo, aspak, se është pikërisht Nishani që më ka nderuar me Dekoratën “Mjeshtër i Madh”, pra Nishani ka rrëzuar Nishanin, politikisht ka vrarë vehten, e në këtë rast shkon gjak hapur siç thuhet në Kanunin e Lek Dukagjinit.

Nishani është një zog i huaj në folenë e PD- së.

Ashtu si qyqja që nuk bën fole, e i vëndos vezët në folenë e zogjëve të tjerë edhe Nishani sapo doli nga veza në selinë e PD- së, e sa ju rritën pendët e kujtoj se u bë klloçkë për të ngrohur e çelur zogj të sojit të tij, u hodh në veprim siç ndodhi me kunatin e vet Halimitln e komisonit tjetër, të cilin Lal Eri e hodhi si Fajën nga fiku.

Ëndrra e Halimit për t’u bërë kryetar i Tiranës, si kunati i shokut Xhemal pati pasoja të rënda për Partinë Demokratike sepse humbi në mënyrë të pamerituar qeverisjen e metropolit të shqiptarëve.

Për anëtarin tjetër të komisonit Rasputinin, mjeshtrin e nëntokës, të kulisave, intrigave, pabesive e skenarëve, simbolin e imoralitetit politik e njerëzorë, z Besnik Mustafaj po flas shkoqur.

Ka 20 vite që Besnik Mustafaj i ardhur në PD nga prehëri i znj së zëzë Nexhmie Hoxha e Instituti i saj i studimeve marksiste – leniniste që ndaj meje ka thurur skenare e intriga të denja vetëm për njerëz të pabesë e të pa identitet dhe besnik deri në verbëri ndaj idealit komunist siç është ai në gen të origjinës së tij, nip i Kadri Mehmetit që vrau tribunin popullor Bajram Currin.

Teksa shkruaj për të mu kujtua i ndjeri daja i tij Bajram Neza, i cili ka qeverisur po aq gjatë në majën e pushtetit në Tropojë sa Fidel Kastro në Kubë kur un’ si artist kërkoja të shkoja në Akademinë e Arteve, megjithëse për hirë të së vertetës ishte i njeri i ekuilibruar, me kujdes e politesë, për të mos i fyer qoftë dhe armiqtë e partisë, siç isha unë dhe familja ime e persekutuar nga regjimi komunist, në zyrën e tij më tha.

“Ju nuk mund të hidhni valle në praninë time, e aq me tepër të shkoni në Akademinë e Arteve sepse e din kush je”.

Unë e dekriptova mesazhin, e kuptova se Akademia e Arteve ishte mollë e ndaluar për mua, ndonëse e kisha fituar konkursin, por gjithësesi studimet e larta nuk mi ndalën dot, se Zoti ma hapi rrugën e shkollimit që Besniku të mos kishte luksin të më injoronte sot si njeri të paditur.

Besnikun, këtë hor që bënte prostitution politik me ministrat e Fatos Nanon kur demokratet vriteshin rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë në vitin e zi 97- të e kam disa herë mik shtëpie, prandaj kam heshtur gjer me sot për hirë të parëve tanë për plot 20- të vjet, duke bërë siç thotë populli një vesh shurrdh dhe një sy qorr.

Kam heshtur në vitin 2000 kur u përpoq ta ndalonte kandidimin tim për kryetar të degës së partisë demokratike të Tropojës.

Në vitin 2003 kur u përfshi në mbeshtetje të kandidatëve të pavarur në Tropojë me qëllim që të humbiste PD- ja e Tropojë e të mbaja përgjegjësi unë, por ajo i fitoj të gjitha njësitë administrative e Besniku mbeti me gisht në gojë.

Kam heshtur edhe kur mbështeti në Qarkun e Kukësit grupin e legalitetit, të cilët i bashkuan votat me Gafurr Mazrekun në vitin 2003, por i shpartalluam keqas, e Besniku mbeti me bisht ndër shalë.

Kam heshtur në vitin 2005 në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, kur në orët e vona të natës e dha sihariqin.

“Me vështirësi por iu imponuam Berishës, përfundimisht e rrëzuam Azganin”.

Ndikoj dhe e çoj deputet të dytë, në bashkëpunim me Fatmir Mediun, si përfaqësues të republikanëve z Besnik Bisha, i cili që nga dita që mori mandatin e deri se mbaroj nuk shkeli me në Tropojë, por përsëri heshta.

E kurseva për filmin “I love Tropoja”, edhe pse ai e ka shkruar skenarin e suportuar mamaqet për t’u tallur me vendlindjen e tij, e cila e ka zgjedhur deputet e i ka dhanë mbeshtetje pambarimisht, e pas deshtimit me bisht ndër shalë, terheqjes së tij në heshtje, Mamaqi tha se ishte Besnik Mustafaj nga Korça, jo Besniku i Tropojes.

Tani që më skualifikoj nga gara duke me zëvendësuar me kryetarin e grupit Mazreku, dajën e tij Xhem Neza, nuk mund të hesht më.

Besnik rrnoj për më tregue është libri që na ka lanë At Zef Pllumi.

Por unë po të drejtohetm me stilin e Emile Zola-it se e keni shumë për zemër.

Unë ju akuzoj.

Unë ju denoncoj.

Meqenëse je marrë tash 20 vjet me biografinë time, familjen e farë e fisin tim nëpër korridoret e zyrat e PD-së unë po të drejtohem publikisht ty.

Tani o Besnik i pabesë na thuaj cili je?!

A je kushëri i Kadri Mehmetit që me paratë e Pashiqit dhe mbështetjen e Cana Begut vrau tribunin e Kombit Bajram Curri?!

A je liçensuesi i Xhorxh Sorrosit në Shqipëri, nëpërmjet kusheririt tuaj Avni Mustafa?!

Ky Xhorxh Sorosi a projektoj coptimin e Shqipërisë në vitin 1997?!

A e shite Kosovën duke kërkuar autonomi substanciale “Made in Sorosiane”,

në vend të pavarësisë kur ishe ministër i jashtëm?!

Daja juaj a është bashkëpunëtor i fashizmit?!

Ëndrra juaj për t’u bërë Duçe ka perënduar Besnik.

Besnik, ju dhe mikja juaj Klara Petaçi, arkitektja e strategjisë tuaj në Ministrinë e Jashtme atherë kur ishe ministër dhe dirigjentja juaj sot, që jeni dorëzuar disa herë si të lodhur, i keni dalë kundra apo ikur disa herë nga PD-ja nuk mund ta shkruani historinë blu.

Ju nuk mund ta ktheni Partinë Demokratike siç e ktheve Ministrinë e Jashtme në çerdhe kuplarashë e të veseve tua.

Ju dhe komisioni juaj i kungulleshës nuk mund të kryqëzoni qëndrestarët e të varrosni historinë.

Ju nuk mund të kurbanizoni Lulzim Bashën.

“Vemi nga vemi koburen e ka Ademi” është një fjalë e urtë popullore nga jugu.

Basha e ka mbështetjen e kobureve.

Këto kobure janë qëndrestarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët janë të gatshëm që kujtdo të ju rezervojnë fatin e musolinëve dhe petaçëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy