minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Karmina çuditet që Doktori mbron marrëveshjen e 2009 për Detin, kurse Luli dhe Meta e godasin - Struga.net

Karmina çuditet që Doktori mbron marrëveshjen e 2009 për Detin, kurse Luli dhe Meta e godasin

0

Sot Doktori u detyrua të botojë një shkrim të gjatë për marrëveshjen e detit me Greqinë, firmosur në vitin 2009 dhe akuzon Edi Ramën dhe Turqinë që e hodhën poshtë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë vetë një Marrëveshje të re. Por ajo është e çuditur nga qëndirmi i Lulit dhe Metës që janë të gëzuar që marrëveshja është hedhur poshtë.

Për këtë ajo i kërkoi ndihmë analistit Qim Peka që të sqarojë demokratët.

Ja komenti i Pekës:

“Tani është e qartë pse Edi Rama dhe Erdogani e hodhën poshtë marrëveshjen më 2009. Plani i tyre ishte që kur Edi Rama të vinte në pushtet, të rinegocionte marrëveshjen me grekët me qëllim që t’u shiste atyre detin. Këtë e ka sqaruar shumë qartë dhe humoristi Pul Deda.

Pra thjeshtë ishte xheloz pse e kishte bërë Doktori marrëveshjen dhe donte ta bënte vetë.

Erdogani nga ana e vet ishte i interesuar pasi donte sherr me Greqinë pasi kishte llogaritur që më 2020 ai do niste luftë me Greqinë për naftë dhe gaz afër Qipros. Kështu që i duhej një sebep për t’u futur në sherr me Greqinë.

Nga ky bashkëpunim, pra nga dëshira e Edit që detin ta shiste ai në Greqi dhe jo Doktori dhe nga dëshira e Erdoganit për luftë me Greqinë kjo gjë u anulua më 2009 dhe do bëhet tani.

Fakti që Luli dhe Meta janë dakord me këtë që të rinegociohet, ka të bëjë me faktin se ata e ndjejnë veten në pushtet dhe shpresojnë që më 2021 negociatat për “detin” do jenë prap në dorë të trye dhe ata do bëjnë më të mirën.

Prandaj nuk ka asnjë konfuzion. Deti ka qenë në dorë tonë e do jetë në dorën tonë dhe pas 2021-it.

E vetmja gjë që duhet të bëjmë është mos ta lëmë ta shesë Rama këto muaj para zgjedhjeve se me ato lek na fiton zgjedhjet, edhe pse Kunati thotë që po e bëri kemi garanci që do t’i ndajmë lekët”!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy