minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Karmina, e gëzuar që po vendoset data e zgjedhjeve - Struga.net

Karmina, e gëzuar që po vendoset data e zgjedhjeve

0

Njoftimi i presidentit Meta se do fillojë konsultimet me partitë kryesore për të vendosur datën e zgjedhjeve, e gëzoi shumë Karminën, e cila iu drejtua fansave të vet për këtë zhvillim:

“Të dashur fansa!

Njoftimi se më në fund do të kemi zgjedhje në qershor, më ngrohu zemrën.

Kam dy vjet që shtyj dasmën nga paqartësia për ditën e zgjedhjeve.

Vitin e kaluar më kishte premtuar Zeni që do martoheshim në vjeshtë, por Ilir Meta shpalli 13 tetorin ditë zgjedhjesh, dhe u shty dasma.

Siç u pa, më 13 tetor Ilir Meta lozte top në Lalëz për vete.

Sivjet u vendos që ta bënin në vjeshtë.

Por Lul Basha shpalli sërish që do ketë zgjedhje lokale në vjeshtë, dhe Zeni e shtyu përsëri, edhe pse nuk para i beson Lulit.

Tani me vendosjen e datës së zgjedhjeve, që do të jetë në muajin qershor të vitit të ardhshëm, i bie që vjeshta të jetë e lirë.

I vetmi rrezik është që Ilir Meta të çmendet përsëri në pranverë dhe të ç’dekretojë zgjedhjet, duke i shtyrë ato sërisht në vjeshtë.

Kështu do të anulohet përsëri dasma.

Rreziku tjetër është që të mos fitojnë zgjedhjet dhe në tetor, Luli të premtojë protesta të mëdha për të rrëzuar regjimin e Ramës.

Edhe ky është një skenar i keq.

I vetmi skenar pozitiv është që të fitojmë zgjedhjet në qershor dhe të bëjmë dasmën në vjeshtë.

Ndaj duhet një mobilizim kombëtar që t’ia arrijmë kësaj dite, ashtu si bëri opozita në Mal të Zi, që organizoi tre koalicione opozitare, derisa ja doli.

Edhe ne duhet të organizohemi njësoj, PD më vete, LSI me vete, dhe opozita parlamentare më vete.

Pastaj bëhemi bashkë.

Kam një parandjenjë që nuk do më shtyhet më dasma për arsye politike.

E ndiej në ajër, kur shikoj sa i sigurtë është Qim Peka, që shëtit i qetë buzë detit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy