minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Karmina e paqartë për këtë sherrin me Greqinë për kufirin - Struga.net

Karmina e paqartë për këtë sherrin me Greqinë për kufirin

0

Shumë fansa ja kanë prishur ditën sot Karminës, duke e pyetur se çfarë mendon Doktori për kufirin me Greqinë, meqë ai e ka firmosur njëherë.

Po ashtu, fansat duan të dinë pse Meta tani është kundër marrëveshjes së Doktorit, ndërsa atëhere ishte pro asaj.

Karmina ju lut analistit Qim Peka t’i jepte një opinion, por ai hezitoi, pasi tha ‘rrezikon të na përçajë koalicionin.’

Ndaj vendosi t’iu përgjigjej vetë, ashtu si e kuptonte:

“Të dashur fansa!

Ju e dini që unë nuk merrem me politikë.

Unë jam e paqartë se çfarë është ky kufiri 12 mije nga toka, por po u tregoj eksperincën time.

Kur u nisa këtë muaj nga Saranda me jaht, për në Korfuz, rruga ishte 8 milje.

D.m.th ne sa u nisëm, mbërritëm për 15 minuta.

Kapiteni tha që bëmë 8 milje.

Në kufirin grek na pritën shumë mirë.

Mua më njihnin si blogere të famshme dhe nuk patën pretendime për kufirin.

Dhe kur shkuam në hotel, sërish nuk na e përmendi njeri kufirin.

Edhe në kthim rruga ishte prapë çuditërisht 8 milje.

Pra nuk e kuptoj kush e ka shpikur këtë 12 milje.

E kam pyetur babin e Zenit për këtë dhe ai më tha se grekët kanë të drejtë.

E kam pyetur dhe Ilir Metën dhe ai thotë se grekët kanë të drejtë, por duhet të shikojmë si do përplaset Rama me ta.

Nga kjo kam nxjerrë përfundimin se Rama kërkon t’u marrë grekëve dhe 4 milje të tjera, se rruga 8 milje ishte.

Kjo është një llogari e thjeshtë që unë bëj.

D.m.th meqë rruga ishte 8 milje, grekët kërkojnë 12 milje, ngelen dhe katër milje.

Meqë babi i Zenit thotë që grekët kanë të drejtë, mendoj se është Rama ai që kërkon t’ua marrë.

Kjo gjë nuk është mirë, pasi vitin tjetër ata mund të nxehen dhe nuk më lënë më të shkoj me jaht.

E juaja, Karmina!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy