minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina e shqetësuar nga kundërpërgjigjia e Lulit për turizmin - Struga.net

Karmina e shqetësuar nga kundërpërgjigjia e Lulit për turizmin

0

Pas përpjekjes së Karminës për të justifikuar vilat e Lulit në plazh, si një mënyrë për të mos ulur kokën para kundërshtarëve, duket se Luli është mërzitur dhe ka reaguar sot fort kundër Karminës.

Në një postim të tij për turizmin shqiptar, Luli thotë se “ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shijojnë bukuritë natyrore, plazhet dhe pasuritë e tjera të Shqipërisë.”

Shumë fansa të Karminës e kanë marrë këtë si kundërpërgjigje të Lulit ndaj postimit të saj dje. Ai ka dashur të fshikëllojë udhëtimin e Karminës me jaht luksoz në Greqi dhe fjetjen në vilat nga 2 mijë euro nata, duke e futur atë tek pakica e privilegjuar.

Në përgjigje të interesimit të fansave të saj Karmina shkruan.

Të dashur fansa!

E kuptoj shqetësimin tuaj lidhur me postimin e Lulit. Por këtu ai ka një koncept të gabuar.

Në fakt unë nuk hyj tek 5 për qindëshi i privilegjuar. Unë hyj tek 0.001 për qindëshi i privilegjuar pasi sivjet vetëm unë munda të shkoj në Greqi me jaht luksoz. Kështu që Luli nuk mund ta ketë për mua këtë këtë postim.

Unë nuk jam biznesmene në fushën e turizmit, por kliente e preferuar e biznesmenëve të turizmit, pasi jam ikonë e reklamës së tyre. Ndaj nuk mund të bëhen këto krahasime.

Nga ana tjetër fakti që unë dhe Zeni po pushojmë në vende të shtrenjta, jo vetëm në Greqi, por dhe në Shqipëri duhet parë pozitivisht si një kontribut i yni për turizmin.

Unë bie dakord që turizmi është në krizë dhe ne duhet ta gjallërojmë atë duke shpenzuar në vende të shtrenjta për të mbajtur në këmbë kapitalin e madh, se jemi parti e djathtë.

Merlin Monro ka thënë se të jesh patriote do të thotë të japësh diçka nga vetja për të tjerët. Unë po jap kohën time për shqiptarët. Përveç një nate në Korfuz, gjithë verën po e shpenzoj në resortet shqiptare.

Ndaj Luli e ka gabim nëse mendon se hyj tek pakica e privilegjuar. Unë hyj tek pakica që po sakrifikon për këtë vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy