minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina e shqetësuar që Luli ka blerë 4 vila në gjashtë muaj - Struga.net

Karmina e shqetësuar që Luli ka blerë 4 vila në gjashtë muaj

0

Pas publikimit të fotove të vilave të reja të Lulit në Hamallaj, Karmina ka marrë dhjetra pyetje nga fansat për vërtetësinë e këtij fakti dhe sa mund ta ndihmojë PD-në kjo gjë në zgjedhje.

Të dashur fansa!

E kuptoj shqetësimin tuaj. Në fakt dhe për ne, që jemi familje biznesmenësh, unë me dyqan të shtrenjtë mode në Bllok e Zeni me boronica, kjo është një shfër e madhe. 4 vila natyrisht që kushtojnë shumë.

Por duhet parë ana pozitive e problemit.

Merlin Monro ka thënë se një nga mënyrat për ta hutuar armikun është të bësh sikur je i fortë dhe i pasur. Qëllimi i kundërshtarëve të Lulit është të dëshpërojnë PD sikur ajo nuk ka më mundësi financiare, se është e dobët dhe se nuk futet dot në betejë.

Gjesti i Lulit në këtë pikë vlen shumë. Duke blerë 4 vila në gjashtë muaj, Luli ka zhytur në dëshpërim të thellë kundërshtarët e vet, pasi ata kanë humbur në pikën që mendonin se do të mundin Lulin dhe PD.

Tani PD është entuziaste pasi ka një kryetar të pasur që nuk ka nevojë t’i shtrijë dorën dikujt.

Duke demonstruar fuqinë e tij financiare, Luli i ka dhënë një dozë të madhe shprese PD, se ajo është e gatshme të vijë në pushtet.

E kundërta do të ishte dëshpëruese. Nëse pas rënies së tërmetit Luli do vazhdonte të jetonte në pallat, ku ishin çarë suvatë, ai do bënte përshtypje të keqe në popull, si njeri i pazoti që nuk është në gjendje të blejë dhe një shtëpi për të qenë, për vete.

Fakti që ia blen dy dy vila në bregdet dhe dy në Farkë tregon se ai e ka situatën nën kontroll dhe nuk pyet për kundërshtarët e tij.

Kjo na jep krah dhe në të tjerëve të ecim në këtë rrugë.

Kjo është dhe arsyeja pse unë dhe Zeni morën jahtin luksoz për të ikur në Greqi dhe preferojmë vende të shtrenjta.

Ideja është të mos ulim kokën si inferiorë përballë kundërshtarëve, por të jemi superiorë para tyre.

Ndaj e vlerësoj shumë që Luli ka sakrifikuar kursimet e veta për t’i ngritur kokën lart PD-së. Ta marrin vesh të gjithë që ne nuk jemi ca varfanjakë që duam pushtetin për para, pasi para kemi boll por e duam që të rregullojmë Shqipërinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy