minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina shpjegon pse anuloi udhëtimin e dytë me jaht në Korfuz - Struga.net

Karmina shpjegon pse anuloi udhëtimin e dytë me jaht në Korfuz

0

Pas bujes që bëri me udhëtimin e parë me jaht luksoz në Korfuz, fansat e Karminës prisnin që ajo të postonte sot foto të reja nga Korfuzi dhe pushimet atje. Por duket se Karmina i ka anuluar planet.

Në një sqarim për fansat e saj ajo shkruan.

Të dashur fansa!

Udhëtimi im i dytë për këtë të martë u anulua për arsye etike.

Të gjithë e patë se çfarë ndodhi në Liban. Një aksident teknologjik hodhi në erë portin e Libanit dhe tani miliona njerëz janë në hall për të siguruar ushqime.

Zeni i cili e ndjeu thellë atë që ndodhi, më sugjeroi të anulonim udhëtimin, pasi ai donte të lutej për vëllezërit libanezë.

-Unë e di mirë se çfarë ferri kanë hequr ata njerëz,- tha. Unë kam humbur burrin e tezes në një aksident të tillë. Ndaj duhet të shmangim pushimet luksoze.

Unë e mbështeta plotësisht.

Merlin Monro ka thënë, se nuk ka rëndësi nëse ke anuluar rrugën drejt lumturisë, rëndësi ka që të jesh e lumtur pse e ke bërë këtë. Dhe unë jam e lumtur që nuk shkova prap me jaht luksoz këtë të martë në Korfuz, për shkak të asaj që ndodhi në Liban.

Bashkë me Zenin shkuam tek varri i burrit tezes së tij vrarë në Gërdec dhe pastaj tek kompania e boronicave në Gërdec. Unë i propozova t’u çojmë nga një pako boronica gjithë familjeve të viktimave të aksidentit tekonologjik të Gërdecit.

Boronicat janë si fryt me gjak brenda dhe është simbolikë i mirë. Por ai refuzoi. Nuk dua t’u lëndoj plagët tha. Do përpiqem t’ua shlyej me punë dhe përgjegjësi atë që ka ndodhur. Deri tani kam sjellë 5 milionë euro investime në zonë dhe në të ardhmen do t’i shtoj akoma.

Kjo më bëri të lumtur, njësoj sikur të kisha ikur prap në Korfuz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy