minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Karmina shpjegon pse babi i Zenit është gëzuar për zgjedhjet në Mal të Zi - Struga.net

Karmina shpjegon pse babi i Zenit është gëzuar për zgjedhjet në Mal të Zi

0

Pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve në Mal të Zi, shumë komentues i kanë shkruar Karminës t’iu shpjegojë pse babi i Zenit është i gëzuar nga fitorja e forcave pro serbe në Mal të Zi.

Analisti Qim Peka refuzoi të bëjë komente për këtë çështje, ndaj Karmina vendosi t’iu përgjigjej vetë:

“Të dashur fansa!

Ju e dini që unë nuk marr vesh shumë nga politika, por mendohem ta them si e kuptoj unë.

E para, mendoj se babi i Zenit ka pas marrëdhënie të mira miqësore me paraardhësin e Gjukanoviçit, parti e të cilit po rikthehet.

Kur babi i Zenit ka qenë president, unë kam qenë fëmijë, por më ka treguar Zeni, që babi i Zenit ka pas lidh marrëveshje me të, për të çuar naftë në Mal të Zi e më pas për ushtrinë jugosllave.

Nga kjo kanë fituar lekë shumë biznesmenë nafte në Shqipëri dhe janë pasuruar.

Pra i ka bërë mirë vendit thyerja e embargos me Malin e Zi.

E dyta, që ka rëndësi, është se babi i Zenit e ka vjehrrën serbe, dhe tani i duket sikur e ka më afër në Mal të Zi.

Kjo nuk është pak.

Ai ndjehet më i sigurtë nga të pasurit serbë në kufi, se sa malazezë pro- perëndimorë.

Në fund të fundit dhe unë jam e gëzuar për këtë, se Zeni e ka gjyshen serbe.

Së fundmi, mendoj atë që thotë Merlin Monro në librin e saj, se ne shpesh na gëzon më shumë fakti që armiqtë tanë ngelen pa miq.

Në këtë rast babi i Zenit shikon një shans për t’iu dhënë zemër demokratëve të ngrihen kundër Edi Ramës, se dhe ky shok i Gjukanoviçit ka qenë.

Tani kështu e mendoj unë, këto shkruajta.

Qim Peka mund ta thoshte më mirë, por ai refuzoi”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy