minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina shpjegon pse Luli kërkon qe tenderi i vaksinës te jepet me konsesus. - Struga.net

Karmina shpjegon pse Luli kërkon qe tenderi i vaksinës te jepet me konsesus.

0

Sic u vu re sot edhe Partia Demokratike edhe LSI, njëkohësisht dolën dhe i kërkuan qeverisë tiu shpjegoj planet që ka për blerjen e vaksinës. Shumë fansa u shqetësuan se mos kjo ishte ndonjë përpjekje e qeverisë për të blerë vaksinën ruse.

Por analisti Qim Peka e sqaroi situatën.

“PD ka një plan të qartë për të vënë me shpatulla për muri qeverinë lidhur me blrrjen e vaksinës. Sic dihet blerja e vaksinës do të ndodh muajtë që vijnë dhe do bëhet para zgjedhjeve të vitit 2021. Ky është një rrezik i madh për manipulimin e zgjedhjeve. Duke blerë vaksinën Edi Rama jo vetëm që u heq frikën shqiptarëve por mund ta blej me cmim shumë të lart duke mundësuar fitime financiare për të blerë zgjedhjet.

Në këto kushte lëvizja e Lulit është brilante.

Ai po i kërkon fillimisht të informohet se ku kanë shkuar procedurat për blerjen e vaksinës.

Pasi të marrë këtë informacion ai do kërkoj uljen në tryezë për blerjen e vaksinës. Vaksina duhet të blihet me konsesus të plot politik, ndryshe demokratët nuk do pranojnë të bëjnë vaksinën.

Duke mos pranuar të bëjnë vaksinën e blerë nga Rama gjysma e Shqipërisë mund të rrezikoj vdekjen dhe Edi Rama do akuzohet për genocid.

Ky skenar i Lulit është perfekt. Përmes këtij shantazhi ai do ul në tryezë bisedimesh Edi Ramën që vaksinën ta blejnë me konsues politik. Dhe e vetmja mënyrë që ajo të blihet me konsesus politik, është që tenderin e vaksinës ta marrë Kunati.

Nëse kjo nuk ndodh para zgjedhjeve, Luli do tu bëj thirrje demokratëve të mos pranojnë vaksinën se do jetë një cip brenda organizmit dhe do tu lexoj votën. Po ashtu ai do refuzoj të hyj në zgjedhje.

Edi Rama nuk ka ku lëviz. O do ti jap tenderin e vaksinës Bashës, o do prish zgjedhjet dhe do destabilzoj vendin.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy