minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina shpreson që Luli do shmangë listat e hapura - Struga.net

Karmina shpreson që Luli do shmangë listat e hapura

0

Pas protestës së pesë aleatëve të PD, të cilët thanë sot se nuk kanë besim tek Luli për vendin në listë, Karmina ka marrë shumë mesazhe shqetësuese nga populli demokrat.

Për t’i sqaruar ata, Karmina postoi shpjegimin e analistit Qim Peka:

“Të dashur demokratë!

Rebelimi i aleatëve të PD është i drejtë.

Ata kanë prej vitit 2015 që nuk futen në zgjedhje, por janë në lista të PD-së.

Luli i ka mbajtur afër në çadër dhe pas saj.

Ata kanë dalë nga Parlamenti kur u tha Luli dhe nuk kanë hyrë as në zgjedhje lokale.

Në këtë kuptim ata duan doemos lista të mbyllura pjesërisht, që t’u garantohet vendi në Parlament.

Mendoj se është kjo arsyeja që dhe Edi Rama thotë që listat nuk do t’i hapim plotësisht.

Ai shpreson që duke i mbajtur të mbyllura, këta hyjnë në listat e PD në vende të sigurta dhe ai i blen pas zgjedhjeve.

Por ne nuk do ta lejojmë këtë.

Ne do kërkojmë lista plotësisht të hapura dhe këta le të hyjnë brenda asaj liste.

Po qe se marrin vota më shumë se kandidatët e PD, le të dalin.

Ndryshe ne nuk i tolerojmë më.

Ata kanë bërë pazar me Edi Ramën, që ai të kërkojë lista pjesërisht të hapura, dhe këta të kërkojnë vend në listat e sigurta të PD.

Kjo gjë është e rrezikshme dhe nuk do ta lejojmë.

Lista të hapura, garë e hapur.

Kush të fitojë e ka hallall.

Përveç Fatmir Mediut, që ka sakrifikuar për PD-në, të tjerët vetëm kanë marrë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy