minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Karmina turizëm në tokat e Zenit në bregdet - Struga.net

Karmina turizëm në tokat e Zenit në bregdet

0

Udhëtimi me jaht i Karminës sot nisi nga bregdeti jugor në Ksamil në drejtim të Vlorës. Karmina ndau për fansat e saj fotot nga ky udhëtim dhe bëri këtë postim për ti sqaruar domethnien e udhëtimit me sfond bregun.

Të dashur fansa.

Sot e kuptova se gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë mirë. Investimet në bregdet janë bllokuar nga cështja e pronave.

Sapo u nisa me jaht nga Ksamili me Zenin, ai më tregoi një faqe të kodrës që bie mbi detë.

-Ja aty kemi 30 hektar në emër të Cimit dhe 30 hektarë në emër të Rafit,- më tha. Po na i ka bllokuar ky Edi Rama dhe po merremi me gjykatë. Po të ishin të lira mund të kishim resortin tonë tani.

U mërzita shumë. Kjo qeveri duket që është kundër inevstmeve në bregdet.

Pastaj po kalonim para Sarandës.

Zeni më tregoi gjithë tokat bosh në rrugën nga hotel Turizmi tek Kanali i Cukës.

-Ja i shikon ato , tha. I kam kthyer që më 2008 në emër të një mikut tim, dhe akoma nuk na japin leje ndërtimi. Babi nuk më la atëhere se u ngrit gjithë Saranda në këmbë. Po tani nuk e kuptoj pse më pengojnë, se nuk është më babi në pushtet.

U mërzërita përsëri.

Mu kujtua Merlin Monro që ka thënë, se ajo është rritur dhe është bërë divë se ka kaluar pengesa, jo se ka qenë shtrirë në krevat.

Pastaj vazhduam në drejtim të Dhërmiut. Aty ndali jahtin në det dhe më tregoi sërisht ca projekte të vjetra me Rafin. -Aty kemi ecur pak,- tha. Por nuk ja vlen janë gjëra të vogla.

Do të tregoj pak tokat e Vlorës tha, nga Apollonia në Orikum. Bëra një punë kolosale që binda një familje që është pronare dhe ta merrte duke më kthyer pjesën që më takonte. S’kisha parë familje më kokfortë. Nuk pranonin që nuk pranonin që ishte e tyre. Mu desh të merresha kok më kokë me të gjithë, me lek në dorë ta pranonim. Dhe ajo më ka mbetur kot.

Pastaj mu ktheu në formë betimi.

-Më ke pyetur disa herë pse merrem me politikë dhe pse nuk jetojmë të qetë e të lumtur. E kupton tani se po nuk u mora me politikë, ato toka sdo më lënë ti prek kurrë?

-Ke të drejt i thashë. Më fal që të kam bezdisur. Nuk të shqetësoj më. Jam gati të duroj dhe e vetme në pushime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy