minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Karmina zbulon pse Meta deklaroi se do bëhet Ministër i Brendshëm - Struga.net

Karmina zbulon pse Meta deklaroi se do bëhet Ministër i Brendshëm

0

Në kulmin e debateve për formën e koalicionit dhe përfshirjen e Metës në fushatë elektorale, shumë fansa janë kuriozë të dinë se çfarë po bëhet me premtimin e Metës, se do bëhet ministër i Brendëshëm.

Kjo, pasi demokratët janë të shqetësuar, nëse ai jep dorëheqje.

Analisti Qim Peka i Zeni TV, i ka qetësuar me shpjegimin e mëposhtëm, bërë për fansat e Karminës:

“Lëvizja e Metës nuk kishte lidhje me Lulin.

Bile as me Ramën. Ishte një sinjal i koduar për diku tjetër.

Siç e dini, OFL po përpiqet të trembë disa nga elementët e fortë elektoral në Shqipëri, duke u çuar letra për deklarim pasurie.

Në shumicë këta janë me LSI.

Pas disa sekuestrimeve, besimi i tyre tek Meta zuri të tronditej.

Atëhere Meta arriti të fusë në dorë një pikë kyçe në krye të OFL dhe mori listën e personave që do t’u shkonte letra.

Pastaj filloi t’i marrë vet në telefon të gjithë, pa u shkuar letra.

-O vëlla, do të vij një letër nga OFL e Ed Ramës, po mos e rruj trapin se më ke mua këtu.

Pas zgjedhjeve jap dorëheqje e bëhem ose kryeministër, ose zëvendëskryeminsitër e ministër i Brendshëm.

Mos deklaroni gjë. Erdhën zgjedhjet, votat tek LSI.

Ky ishte refreni i përditshëm i tij.

Disave u çonte fjalë, disa i merrte vetë në telefon.

Meqë disa nga këta të OFL ishin në përgjim, padashje ka rënë në përgjim dhe ai duke folur me ta.

Pasi kjo u muar vesh, u desh të shkarkohej kreu i OFL për rrjedhje informacioni.

Por mesazhi i Metës është i qartë.

Ai nuk e kishte diversion për Lulin, dhe as për Ramën.

Ai donte t’u jepte garanci faktorëve elektoralë të LSI, që të rezistonin deri më 26 prill.

Ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Përkundrazi, është pozitive.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy