minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kina na dha COVID-in, është koha t’i marrim biznesin! - Struga.net

Kina na dha COVID-in, është koha t’i marrim biznesin!

0

Nga Belind Këlliçi

Pandemia COVID-19 ka patur një ndikim serioz në ekonominë e Shqiperisë, si dhe atë të rajonit. Faktet, jo aludimet, qartazi tregojnë që qeveria e Shqipërisë e ka përdorur këtë krizë për të shkatërruar simbole historike dhe kulturore, për të ushtruar dhunë policore mbi protestues paqësorë dhe për të dhënë miliona Euro në tendera dhe koncesione të dyshimta, duke e thelluar gropën proverbiale në ekonominë tonë të brishtë dhe demokracinë e kërcënuar në nivele që zor se do të rikuperohen në 20 vitet në vijim.

Albert Ajnshtajn ka thënë se: “në mesin e cdo krize, qëndrojnë mundesi të mëdha”. Ata që janë të vëmendshëm, i kanë parë shenjat e pamohueshme që investime kapitale të konsiderueshme po largohen nga Kina. është një fenomen tepër i fuqishëm dhe i thjeshtë për tu kuptuar, një numer i madh biznesesh që më parë e vlerësonin krahun e lirë të punës që ofronte Kina si prioritetin kryesor per modelin e tyre përkatës të biznesit, tani duan ti largojnë bizneset e tyre nga Kina. Japonia ka vënë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë për të mbështetur bizneset japoneze që duan të largohen nga Kina.

COVID-19 gjithashtu ka bërë bizneset Europiane të rikonsiderojnë sigurinë e zinxhirit prodhues për produktet e tyre. Arsyet për këtë distancim nga Kina janë të shumta, përfshirë këtu mungesën e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në klimen e biznesit që Kina ofron dhe tensionet e larta mes Kinës dhe demokracive perëndimore të krijuara nga, mes të tjerave, refuzimi i Kinës për të qënë transparente në lidhje me gjenezën e COVID-19 dhe dhuna brutale që po përdoret për të shuar protestat ne Hong Kong.

Nuk ka nevojë për shumë mendim që të kuptojmë se cila është mundësia e ofruar në këtë krizë. Shqipëria është tërheqëse nga ana gjeografike, me aksese të shumta në rajon nëpërmjet detit dhe tokës. Shumica e krahut të punës në Shqipëri është në moshë të re, flet më shumë se një gjuhë, është e arsimuar dhe fatkeqësisht e papunësuar. Ky krah pune është i gatshëm të plotësojë cdo nevojë, duke filluar nga prodhimi i thjeshtë i materialeve bazike dhe duke mbaruar tek kodimi i programeve komplekse kompjuterike mbi të cilat kompanitë në botë ndërtojnë gjithë aktivitetin e tyre tregtar. Dhe për ta bërë edhe më të prekshme këtë mundësi, cmimi që kompanitë e huaja duhet të paguajnë për të punësuar këtë krah pune është shumë tërheqës, vecanërisht kur merret në konsideratë cilësia e produktit të prodhuar. Ka ngelur vetëm një pyetje e thjeshtë, KU ESHTE QEVERIA?

Përse qeveria shqiptare nuk krijon një paketë fiskale që ofron incentiva për kompanitë që kanë interes ti lëvizin qendrat e tyre operacionale nga brigjet e Kinës, ne brigjet e Adriatikut? Përse qeveria shqiptare nuk i ofron këtyre kompanive incentiva që përfshijnë përjashtimin nga taksimi i dividendit për 20 vjet, TVSH më të ulët në rajon (dhe bërjen zero të TVSH për ato kompani që vinë këtu nga Kina dhe operojnë në sektorë strategjikë për Shqipërinë), dhënien e teëdrejtes se perdorimit pa qera te godinave dhe tokave qe sot rrine te paperdorura ne Shqiperi dhe presin per politikanin dhe/ose gangsterin e rradhes ti quaje te tijat? Perse nuk ka bere qeveria shqiptare nje liste te gjithe bizneseve perendimore qe operojne ne Kine dhe qe do ishin te pershtatshem per te operuar nga Shqiperia dhe ti pyese keto biznese nje nga nje se cfare do te ishin nevojat e tyre ne menyre qe levizja e tyre ne Shqiperi te kthehej ne realitet?

Perse qeveria shqiptare nuk ben detyren e saj themelore, garantimin e te ardhmes per rinine e ketij vendi? Perse agjencite per promovimin e investimeve ne Shqiperi nuk jane duke punuar krah ne krah me biznese qe duan te levizin nga Kina dhe ti terheqin per te ardhur ne Shqiperi? Perse qeveria shqiptare nuk ka krijuar nje plan strategjik per te cliruar bllokimet konstante ne transportin ajror, detar dhe tokesor ne menyre qe te lehtesoje logjistiken operacionale per transport dhe te terheqe investime? Perse qeveria shqiptare as nuk e ka menduar lehtesimin, pershpejtimin dhe transparencen e procedurave doganore, vecanerisht per investitoret e huaj?

Pergjigjet jane te ndryshme dhe fatkeqesisht, ne varesi te interesave te atij/asaj qe po pergjigjet. Sidoqofte, faktet jane krijesa kokeforte qe nuk fshihen e nuk manipulohen kollaj nga i vetmi grupim funksional i kesaj qeverie te deshtuar, makina Orëelliane e propogandes qe ka si specialitet Gjuhen e Dyfishte. Populli shqiptar eshte ngopur me konceptet e “e keqja” eshte “e mire”, “te ndjekesh” eshte “te udheheqesh”, “bindja” eshte “liri”, “injoranca” eshte “dituri”. Shqiptaret meritojne shume here me shume se cfare i ka ofruar kjo qeveri!

Ne cdo krize ka nje mundesi. Nuk ka asnje dyshim qe bota eshte ne krize. Nuk ka asnje dyshim qe Kina eshte ne krize. Shqiperia nuk e perballon dot me te vazhdoje krizen 7-vjecare te nje qeverie pa drejtues, te mbushur me korrupsion dhe me kostume bosh qe e perdorin pushtetin vetem per te vjedhur, genjyer dhe mashtruar. Ka ardhur koha qe Shqiperia ti hape dyert biznesit dhe sipermarrjes private dhe per te treguar seriozitetin e saj ne kete hapje, te krijoje nje pakete incentivash qe i thote botes perendimore qe Shqiperia do qe te permiresoje nivelin e saj dhe qe kete gje do qe ta beje krah ne krah me bizneset dhe sipermarrjet perendimore.

Fjalet jane te lira! Te ndenjurit pa bere asgje eshte teper e shtrenjte!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy