minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Kosova shtet i të gjithëve, pakicave nuk u takojnë të drejta ekstra - Struga.net

Kosova shtet i të gjithëve, pakicave nuk u takojnë të drejta ekstra

0

Duhet të jesh serb, që të fitosh në pjatë një Kosovë, që sa është e pavarur për shqiptarët, aq është e decentralizuar për vetë serbët. Këta të fundit nuk e fituan këtë status të privilegjuar me luftë, por e fituan vetëm me faktin e të qenit serb. Është ky një nocion që përveç magjisë së efektit që sjell, na e tund para hundëve edhe pamundësinë absolute të të bërit debat, që ndryshe i thonë akti i kryer.

EMIN AZEMI

Aktualisht në Kosovë po zhvillohet një debat mbi vazhdimin apo jo të 20 vendeve të rezervuara për pakicat. Siç del qartë edhe nga mandati kushtetues, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare këto vende shndërrohen në ulëse të garantuara, që nënkupton se pakicat nuk do të mund të marrin sikurse tani, 20 ulëse në Kuvend që në fillim, plus ulëset që i fitojnë me vota, por do t’i kenë gjithsej 20 ulëset e tyre të garantuara.

Ashtu siç parashihet, ndarja bëhet 10 vende për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet e tjera pakicë. Ekspertët e çështjeve kushtetuese kanë thënë se vazhdimi i vendeve të rezervuara mund të implikojë funksionimin e institucioneve.

Duhesh të jesh serb, që të fitosh në pjatë një Kosovë, që sa është e pavarur për shqiptarët, aq është e decentralizuar për vetë serbët. Këta të fundit nuk e fituan këtë status të privilegjuar me luftë, por e fituan vetëm me faktin e të qenit serb. Është ky një nocion që përveç magjisë së efektit që sjell, na e tund para hundëve edhe pamundësinë absolute të të bërit debat, që ndryshe i thonë akti i kryer. Në fakt, shumëçka që lidhej me negociatat për statusin final, nuk përcillej me kurrfarë debati. Të vetmit që përfituan nga kjo mungesë debati do të jenë serbët dhe ata do të jenë komuniteti më i privilegjuar në rruzullin tokësor, të cilët përmes formulave jo të debatueshme (lexo: jodemokratike) do të ngrihen në statusin e parashtetit, parashoqërisë, sepse vetë fakti i të qenit serb, mjafton t‘i shpërblesh ata me diçka që s’e kanë merituar me asgjë. As me luftë, as me politikë, as me humanizëm, as me altruizëm.

Shqiptarët e morën minimumin e asaj që kanë pritur me shekuj. Pavarësia për ta nuk paraqet kurrfarë befasie, sepse ajo si nocion ka qenë e shqiptuar dhe kërkuar edhe publikisht, qoftë nëpër demonstratat e studentëve, qoftë në press-konferencat e ish-Presidentit Rugova, por edhe në luftën e fundit të UÇK-së, e vitit 1999.

Befasia më e madhe për shqiptarët do të jetë menaxhimi i pavarësisë në kushtet e bashkëjetesës me një komunitet të përkëdhelur deri në bezdi, të cilët, të mësuar me faktin e të qenit të privilegjuar pa merita, do ta kenë vështirë ta perceptojnë në mënyrë administrative Kosovën si shtet që nuk është nën juridiksionin e Beogradit.

Nëse jo, sot, nesër, patjetër politikanët në Bruksel do të duhej t‘u japin sqarime shtesë autorëve të ardhshëm të drejtës ndërkombëtare, të cilëve qysh tani u mungojnë njohuritë dhe referencat mbi formimin e oazeve të tilla gati ekstra-territoriale brenda një shteti të porsaformuar. Manastirizimi i oborreve serbe brenda shtetit të Kosovë, në vend se të shtoj ambiciet integraliste të pakicave, ai po krijon presedanin e keq të dhurimit të vendeve të rezervuara në legjislativë pa i kaluar procedurat e rregullta demokratike. Kontrabandimi i mandateve për qëllime ekstrapolitike sot, mund të shkaktojë nesër ekstra telashe në funksionimin e Republikës së Kosovës, sipas parametrave normalë që njeh demokracia parlamentare dhe shteti i së drejtës

A thua ky paska qenë çmimi që duhet ta paguajë Kosova për pavarësinë e shumëpritur? Apo ndoshta mund të formulohet edhe kështu ngushëllimi i atyre që kanë pritur me tepër nga pakoja e Ahtisarit, por në instancë të fundit mbi nëntëdhjetë për qind e kosovarëve, sidomos e atyre që nuk mendojnë se privilegjet pikojnë nga qielli, do të duhej të mësohen me kushtet moderne të formimit të shteteve, ku jo gjithmonë fitohet ajo që kërkohet.

Shteti i Kosovës është një ëndërr shekullore e gjeneratave të tëra të shqiptarëve, të cilët sakrifikuan edhe jetën për këtë ditë dhe kjo ëndërr tejkalon kapriçot e ditës, të çdonjërit që pretendon se statusi final i Kosovës është varur ekskluzivisht nga vetë kosovarët. Ajo çka është varur nga klasa politike e Kosovës ka qenë më tepër e natyrës menaxheriale, siç mund të jetë, fjala bie, dëmshpërblimi për pasojat e rrënimit të ekonomisë dhe jetës së njerëzve të shkaktuara nga regjimet represive serbe, fati i personave të pagjetur, që vazhdon të jetë pezull, një propagandë më ofensive për variantin shqiptar të Kosovës në mediat dhe opinionin diplomatik e politik ndërkombëtar, vendosja e raporteve me shqiptarët e Luginës së Preshevës në korniza të qarta institucionale etj.

Kosova deri në mars të vitit 1989 ishte pjesë integrale e ish-Federatës Jugosllave. Heqja me dhunë e autonomisë nga ana e një njësie tjetër federale (Serbia), atëbotë është kualifikuar si puç klasik shtetëror dhe deri në momentin kur NATO-ja me dhunë ndërhyri për të përzënë makinerinë policore e ushtarake serbe, Kosova, de fakto dhe de jure ishte një njësi federale e pushtuar me dhunë nga një njësi tjetër federale.

Pikërisht ky fakt i të qenët të Kosovës për disa vite e pushtuar ushtarakisht nga Serbia, nuk u mjaftua që të formalizohet më detajisht një platformë reparacioni si në pikëpamje kualitative ashtu edhe kuantitative nga ana e negociatorëve shqiptarë, të cilët, me apo pa dashje, Serbinë e amnistuan nga të gjitha përgjegjësitë materiale e morale mbi Kosovën.

Serbia nuk mund të lirohej kaq lehtë nga përgjegjësia e quajtur Kosovë, sepse, të gjitha politikat e saj, strategjitë e tyre afatgjata i kishin të projektuara mbi Kosovën, jo vetëm si pjesë integrale e Serbisë, por më tepër si koloni, brenda së cilës, vetëm ata që ishin serbë (extra qytetarë) duhet të gëzonin ekstra të drejta. Ky qëndrim kolonialist i Serbisë ndaj Kosovës ka qenë dashur t‘u shërbejë negociatorëve shqiptarë të Prishtinës që nga Beogradi të kërkojnë gjithçka që në rrethanat e ndryshme ndërkombëtare është kërkuar nga kolonizatorët kur e kanë braktisur një koloni.

Kërkimi i mandateve të pamerituara për serbët në Parlamentin e Kosovës, e bën Serbinë zotëruese të një të …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy