minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kujtesë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e Bashës për detin - Struga.net

Kujtesë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e Bashës për detin

0

Nga Taulant Balla

Më 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta.

Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta,

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste🌹🇦🇱 i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta.

Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese.

Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë.

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë ❤ 🇦🇱👐🏼

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy