minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Një ilaç që dëshmon “tumorin” e shëndetësisë shqiptare - Struga.net

Një ilaç që dëshmon “tumorin” e shëndetësisë shqiptare

0
dr runa

Arben Runa

Kirurg Traumatolog

Para pak javësh u ndodha para nje kerkese disi te pazakonte.Nje kolegu im qe punon prej me se 20 vjetesh si mjek ne Itali me kerkoi ti vij ne ndihme nje te njohurit te tij Italian per te gjetur nje medikament per kancerin e qe tregetohej vetem ne Shqiperi. “Te lutem mos e ler ne duart e trafikanteve se eshte njeri shume I mire dhe I padjallezuar“- me porositi kolegu duke ma shtuar edhe me cudine: Ceshte ky ilac qe u tregetoka ne Shqiperi dhe su gjendka dot ne itali, dhe se dyti cpune mund te kene trafikantet me medikamentet dhe semundjen?.Ne pamje te pare e gjykova keq shokun tim , si nje njeri qe mund ti kishte bere dem kurbeti, por rezultoi se qenkesha une I gabuari.

U takova me italianin ne mbremje ne nje hotel jo larg bulevardit.Ishte nje mesoburre fin, I shkolluar por qe e kishte rrenuar ne kulm halli I vet:semundja e djalit te tij 28 vjecar me nje lloj kanceri , qe c’eshte e verteta hyn tek semundjet me perfundim te keq dhe te shpejte.

Nuk u cudita qe ai besonte tek mrekullite.Nje njeri ne hall si ai eshte gati te besoje gjithshka .Kishte mbledhur informacion te bollshem per ilacin.Ilaci quhej Vidatox dhe vinte nga Kuba, por ne itali nuk lejohej perdorimi I tij, dmth ishte I ndaluar me ligj tregetimi I tij dhe shitej fshehurazi duke krijuar nje lloj trafiku prej te cilit perfitonin ndermjetesit dhe cmimi rritej nga dora ne dore duke u bere I paperballueshem per familjaret e te semurit.Se fundmi linja e trafikut kishte si pikenisje Shqiperine, vendin qe ja del te jete thuajse gjithnje pjese e trafiqeve, kudo , kurdo e ne cdo gje.Porosi online dhe dorazi lulezonin duke siguruar fitime jot e vogla per trafikuesit qe gjenin tek fatkeqesia e te tjereve nej burim te mire fitimi te pataksueshem dhe te parrezikshem prej survejimit qe policia ben zakonisht ndaj trafiqeve.

Nisa te mbledh informacion per ilacin Vidatox tashme me shume nga kureshtja ime, dhe informacionet online nuk eshte se mungonin por qene shume kontradiktore.Kishte prej tyre qe ngrini ne qiell efektin e tij sepse e kishine pare me sy se si kishte sheruar kancerin e gjyshes, qe me vone kish vdekur prej shkaqesh te tjera ashtu sic kishte jo pak dhe prej atyre qe e quanin nje spekullim dhe mashtrim te kulluar perdorimin e tij.

Si per te me ardhur ne ndihme ne Neës 24, nje cuperline qe drejton emisonet mjekesore ,bente posacerisht nje emission per Vidatoxin dhe Kliniken Kubane ne Tirane ku fliste me superlative per efektet sheruese te tij, ndersa perfaqsuesja ( me gjasa mjeke) Kubane kerkoi qe ilaci duhej perfshire patjeter ne listen e Barnave te rimbursueshme sepse cmimi I tij eshte mjaft I larte per njerzit e varfer…

E kerkova ne faqen e FDA (faqja me prestigjioze Amerikane ku certifikohet cdo lloj ilaci , suplementi dhe ushqimi qe hidhet ne treg), por nuk gjeta asgje per Vidatoxin, asnje evidence studimi, asnje opinion shkencetaresh apo klinicistesh sic ndoh per barnat e tjera. Mendova ta justifikoj prezencen e Vidatoxit ne kete faqe me arsyen qe jepnin me se shumti blogeret pro tij , se FDA nuk e regjistron per shkak te embargos qe Amerika mban ne fuqi ndaj vendit komunist.

Kerkova po me te njetin ngulm edhe ne Agjensine europiane homologe te FDA por dhe aty me shkoi mundimi kot sepse askund sbehej fjale per nje ilac te tille.

Me ne fund ajo qe mu duk me bindese ishte nje artikull mbi kete problem ne faqen sceptic north te Canadase, (http://ëëë.skepticnorth.com) nje faqe hetuese ndaj problemeve mjekesore qe mbeshtetet ne kontributin e disa specialisteve me emer ne Canada.Autori quhej Michael Cross I Universitetit te Torontos dhe shpjegimet e tij me befasuan.

Nder te tjera ne artikullin e tij Vidatox:Mjekesia kubane perballe logjikes dhe arsyes nder te tjera thuhej se “Kuba po promovon fort nje lloj ilaci te quajtur Vidatox.Ky ilac qe nxirret nga helmi I nje akrepi qe gjendet ne kube supozohet se perben bazen e trajtimit te kancerit.Deri tani ky lloj ilaci ehste tregetuar vetem ne Kube por kohet e fundit prodhuesi ka marre dhe lejen e qeverise shqiptare per tu tregetuar edhe ne kete vend.Sidoqofte trajtimi me kete ilac mbete nje trajtim I dyshimte dhe I rrezikshem ndaj eshte me vlere qe skepticizmin tone tjua transmetojme qeverive tona dhe tju kujtojme agjensive tona rregullatore se shitja e tij nuk duhet lejuar.”Me tej artikulli vijon me shpjegimin shkencor pse Vidatox e ka te pamundur te kuroje semundjen sepse ndryshe do te sfidonte ligjet e fizikes dhe te kimise…Per ata qe kane kuriozitet mund ta lexojne vete artikullin te plote ne linkun: http://www.skepticnorth.com/2011/12/vidatox-cuban-medicine-defies-logic-and-reason/

Dhe ne fund artikulli mbyllet me paralajmerim se Labiofam ( firma kubaneze qe e prodhon produktin) eshte duke abuzuar dhe perfituar me ata qe vuajne nga kanceri dhe qe kerkojne ende pak shprese…

Sikur historia e mesiperme te ishte vetem halli I nje njeriu te thjeshte nga ata qe takojme perdite ne spitale , por edhe jashte tyre nukdo te merrja mundimin ta shkruaja.

Por kjo histori hedh drite mbi pasigurine e sistemit tone shendetesor dhe impotencen e mekanizmeve rregullatore dhe vigjilencen e pamjaftueshme te organizmave qe paguhen me taksat tona per te ne garantuar siguri.

Shqiperia perdite e me shume eshte ekspozuar ndaj rrezikut te lulezimit te spekullanteve te shendetit dhe njerzve qe ushtrojne profesionin e mjekut pa kualifikimin dhe garancine e duhur.Kur nje njeri shkon tek mjeku , I dorezohet atij pa kushte, I beson te fshehtat dhe fatin emetejshem te jetes se tij.Por nga ana tjeter ndersa shef nje njeri me bluze te bardhe dhe nje license te varur ne mur, perpara tij ai e merr te mireqene se instancat perkatese te Ministrise se shendetesise apo derivate te saj e kane kontrolluar imtesisht dhe e kane gjetur profesionalisht te besueshem personin qe merr persiper kurimin apo diagnostikimin e tij

Pak muaj me pare ne u beme gazi I botes pasi nje mjek Italian , …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy