minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Një mesazh pozitiv nga Mali i Zi - Struga.net

Një mesazh pozitiv nga Mali i Zi

0

Nga Astrit Patozi

As na shkon, as na duhet dhe, as kemi gjë në dorë po të përzihemi me punët e Malit të Zi, ndërkohë që kemi plot halle tonat, të cilat na dalin e na teprojnë edhe për 20 vjet të tjera.

Por meqë ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë, pas zgjedhjeve të atjeshme, është më mirë që ta marrim me pozitivitet atë që ndodhi.

Jo thjesht se rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për qeverinë e nesërme apo për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.

Por më shumë si një mesazh, që shkon për të “fortët” e përjetshëm anembanë rajonit, të cilët kanë arsye të mjaftueshme të shqetësohen.

Sepse e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që të mëdhenjtë janë në mëshirën e të vegjëlve.

Dhe po ta mendojnë kështu, kam përshtypjen se do të bjerë shumë shpejt edhe kjo dalldia emocionale për zgjedhjet dhe problemet e të tjerëve, por që ngjasojnë jo pak me tonat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy