minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon? - Struga.net

Pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon?

0

Nga Spartak Ngjela

Për detin Jon.

Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.

Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon?

Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë.

Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë.

Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në detin Jon.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror.

Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal.

Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të detit Jon.

Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.

Por, detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë.

Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.

Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore.

Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy