minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Topi është në fushën e Luli Bashës”, Artur Zheji: E kujt mund t’i plasë për rrushkulljanët, janë si lëng hudhre dhe marrin formën e enës ku i hedhin. Ne na mori të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor - Struga.net

“Topi është në fushën e Luli Bashës”, Artur Zheji: E kujt mund t’i plasë për rrushkulljanët, janë si lëng hudhre dhe marrin formën e enës ku i hedhin. Ne na mori të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor

0

Artur Zheji ka komentur deklaratën e ambasadorës së SHBA, Yuri Kim e cila tha se tanimë “Topi është në fushën e Luli Bashës”, duke pasur parasysh marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Në shkrimin e tij teksa e krahason Shqipërinë me fshatin Rrushkull, Zheji thotë se askujt mund ti’ plasë për rrushkulljanët, përderisa janë si lëng hudhre apo si lëng qepe dhe gjithmonë marrin formën e enës ku i hedhin.

Më tej ai thotë se fshatit Rrushkull, i morri të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor.

“Është e pakuptueshme se përse ambasadorët e rëndësishëm, në Shqipërinë e “parëndësishme”, po bëjnë një presion të padëgjuar për reformën e re zgjedhore, 2020. Krejt e freskët dhe shumë energjike, zonja Kim, e prin me pasion spektakolar, këtë nisëm që hodhi shtat, si një formulë “shpëtimtare” në Fshatin shqiptar.

Si gjithmonë, që prej ambasadorëve të ekulibruar Limprecht apo Arvizu, parapëlqehen të thuhen në publik, shumë fjalë të mira për qeverinë dhe përfaqsuesit e saj, të cilat tingëllojnë demoralizuese për Opozitën dhe ofshamën e saj.

“Luli Basha”, sipas zonjës Kim, e ka “topin në fushën e tij”, që domethënë se ai, “duhet të dorëzohet” dhe të gjuajë topin, sëpaku në mesfushë, për të pranuar “kushtet” e paravendosura në negociatë. E thënë shkurt, “Luli Basha”, duhet të heqë dorë qoftë edhe formalisht nga zgjedhjet e parakohshme dhe sigurisht të heqë dorë nga çdo kontestim i mëvonshëm, nëqoftëse humbet zgjedhjet…

Një miku im, shumë i shqetësuar se mos “ambasadorët”, nuk e kuptojnë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri, se besojnë fjalët dhe nuk lexojnë dot veprimet, se kanë rreth tyre, në “kështjellat” e tyre, një staf që bën po aq mirë edhe punën e atyre që janë jashtë këtyre “kështjellave”, në këmbim të “supave” apo “ushqimeve” të tjera, e pra “miku”, turfullonte dhe më thoshte se si mund të fajësohet Opozita për 1001 djallëzitë e Pozitës.

I gjëndur pa fjalë dhe unë, i rashë shkurt: “E di ti vëlla kush është kryeplaku në fshatin Rrushkull?!”

“E çmë plas mua për fshatin Rrushkull?!”

“Pikërisht!” ju përgjigja, askujt nuk i plas për fshatin Rrushkull, përveç “rrushkulljanëve”, porse rrushkulljanët, janë fshat rakije dhe fshat qejfi. Përmbyten çdo vit! Ikin në kurbet! Ju ngelet toka pa punu, por mbjellin hashash! Nuk kanë para, por nuk kanë frikë nga e ardhmja! Nuk kanë ëndra, por vetëm ambicie! Këndojnë këngë trimërie, por kanë frikë nga bubullimat!

Në Shqipëri, mburren si rrushkulljanë, në Greqi, mburren si homogjenë dhe mbledhin portokalle, në Serbi, këndojnë këngët e Zdravkos dhe pijnë shliva, në Itali, pagëzohen katolikë dhe bëjnë “dolce vita”, në Francë i rikthehen socializmit, në Rusi, kërcejnë “kalinkën” dhe kërkojnë ndonjë kushurirë nga babai apo nga gjyshi rrugëve të Moskës, në Amerikë, merren me politikë lobiste, ndërrojnë emrin dhe hapin restorante ballkanase, në Turqi, e shpallin me mburrje se janë “arnautë” dhe stërgjyshërit, kanë qeverisur si sadraizemë të sulltanëve….

E me një fjalë, kujt mund ti plasë për rrushkulljanët, përderisa janë si lëng hudhre apo si lëng qepe dhe gjithmonë marrin formën e enës ku i hedhin?

E kujt i plas pra, se kush është “kryeplak” në fshatin Rrushkull?

Ah, po! E kishim fjalën të Reforma Zgjedhore! Temë e vështirë, për besë! S’di çtë them, kush ka veshë, dëgjon, kush ka sy, shikon, kush ka mend, mendon! Fshatit Rrushkull, i morri të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor!

“Topi te Luli Basha?!” Perëndia bëftë më të mirën! Të tjerat janë fjalë! Rrushkulli gëzon!“- shkruan Zheji.

(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy