minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
12 miljet në Detin Jon/ Kotzias: U zvogëlua materiali negociues për zonën ekonomike - Struga.net

12 miljet në Detin Jon/ Kotzias: U zvogëlua materiali negociues për zonën ekonomike

0

Vijojne reagimet e forta ne Greqi pas deklaratës së kryeministrit Micotakis për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në detin Jon.

Ish ministri i Jashtëm Nikos Kocias, që zhvilloi pjesën më të madhe të bisedimeve me Shqipërinë, në një status të gjatë në rrjetet sociale, hedh dritë mbi përpjekjet e bëra nga Athina zyrtare për caktimin e kufijve të rinj detarë.

Kocias vëren se plani synonte të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore, siç ishte dhe Shelfi Kontinental. Ai parashikonte që të mbylleshin gjiret dhe të vizatoheshin linjat bazë, në mënyrë që vendi të rritej.

NIKOS KOTZIAS

ISH-MINISTER I JASHTEM I GREQISE

Me zgjerimin e ujërave territoriale, materiali i negociatave me Shqipërinë për zonën ekskluzive ekonomike u zvogëlua në mënyrë drastike me 94%. Kështu që zgjidhja e duhur u bë më e lehtë. Puna ishte bërë në të njëjtin drejtim në gjirin, bazat fillestare dhe ujërat territoriale të Kretës, pasi unë parashikoja sfida të ardhshme për Turqinë.

Ish ministri i Jashtëm akuzon partinë në pushtet se po e trajtojnë cështjen me ligj, në një kohë kur duhet një dekret presidencial.

Kur unë dhashë dorëheqjen dekretet presidenciale ishin përcjellë tashmë te Presidenti i Republikës dhe me dijeninë e Kryeministrit të atëhershëm, të cilat më pas u kthyen tek unë. Askush nuk u befasua. Disa nuk donin që qeveria ime e atëhershme të zbatonte planin tim politik.

Athina zyrtare pretendon se zgjerimi në 12 milje detare në Jon është një e drejtë që i takon bazuar në konventat ndërkombëtare, e cila nuk negociohet me vendet fqinje, e për pasojë as me Shqipërinë.

Problem mbetet vetëm caktimi i cështjeve të tjera që lidhet me kufirin, sic është llogaritja e Shelfit Kontinental dhe vijës së mesme.

12 miljet në Detin Jon/ Kotzias: U zvogëlua materiali negociues për zonën ekonomike shkruan Vizion Plus.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy