minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
8 të vdekur dhe 220 raste të reja me COVID në Kosovë këtë të diel - Struga.net

8 të vdekur dhe 220 raste të reja me COVID në Kosovë këtë të diel

0

Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 8 viktima dhe 220 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 472 testime të kryera.

Që prej fillimit të pandemisë, numri total i të infektuarve me virus është 7.137, ndërsa 177 persona kanë ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore raportuan këtë të diel 121 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.874.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.”

8 të vdekur dhe 220 raste të reja me COVID në Kosovë këtë të diel shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy