minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Akuzat e Prokurorisë Speciale, Vjosa Osmani: Drejtësia të kryejë punën pa presion - Struga.net

Akuzat e Prokurorisë Speciale, Vjosa Osmani: Drejtësia të kryejë punën pa presion

0

Pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Kosovë ku akuzohen Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli për krime lufte, ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo në një status në Facebook është shprehur se Kosovës i duhet maturi e unitet për të zgjidhur këtë çështje.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy